Ëmbëlsirë Semolina me sherbet

Semolina është një produkt i cili prodhohet nga bluarja e drithërave, në përgjithësi grurit fortë dhe bollguri, por është më e ashpër se mielli dhe në ngjyrë të verdhë.

Ëmbëlsira Semolina është e butë dhe sherbeti aromatizues i jep akoma më shumë shije. Si të përgatisim këtë ëmbëlsirë aromatike?

Ëmbëlsira Semolina

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Sherbeti2 hours
Total Time2 hours 50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: persona
Kalori: 380kcal

Përbërësit

Ëmbëlsira Semolina

  • 4 kokrra vezë
  • 100 gr sheqer
  • 300 gr miell semola
  • 80 gr miell 00
  • 100 ml vaj
  • 60 ml qumësht
  • 8 gr baking pudër
  • esenzë vanilje
  • pak kripë
  • bajame

Sherbeti ëmbëlsirës

  • 500 gr sheqer
  • 300 ml ujë
  • 1/2 limon

Përgatitja

Përgatitja e ëmbëlsirës

  • Për të përgatitur ëmbëlsirën semolina një enë hedhim vezët, sheqerin dhe i rrahim me rrahësin elektrik sa të bëhen shkumë.
  • Më pas përbërësit e thatë miellin semola, miellin lloji 00, maja për fryrje, pak esencë vanilje dhe kripë i bashkojmë bashkë dhe pastaj i hedhim te vezët duke i situr sipër. E trazojmë përsëri me rrahësin elektrik. Posa masa të bashkohet shtojmë qumështin dhe vajin përsëri duke i trazuar.
  • Masën e hedhim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine ose të lyer pak me gjalpë. Ëmbëlsira piqet në furrë të nxehur në 180° për 30 minuta.
  • Pasi të piqet ëmbëlsira e lemë në furrë të fikur edhe 10 minuta të tjera. Nëse dëshirojmë sipër mund të shtojmë disa bajame të qëruara.

Përgatitja e sherbetit

  • Ndërkohë që piqet ëmbëlsira përgatitim sherbetin.
  • Në një enë hedhim ujin së bashku me sheqerin. Sapo të fillojë të ziejë hedhim lëngun e gjysmë limoni. Për tu sherbetosur njëri nga përbërësit duhet të jetë i ftohtë .
  • Pasi e kemi lënë të pushoj ëmbëlsirën semolina të paktën 2 orë nën sherbet. E presim në copa dhe e shërbejmë.

Receta të tjera për ëmbëlsira kek me molle, embelsire me kos dhe kek me karrota.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Vanilla Cupcake

Vanilla cupcake apo cupcakes me vanilje janë perfekte për festa, festime apo thjesht për ti provuar. Këto ëmbëlsira përgatiten fare thjeshte dhe sipër mund ti vendosim krem me shije dhe ngjyra të ndryshme.

Torte me smarties e kitkat

Torta e zbukuruar me smarties është një tortë plot ngjyra , me një efekt fantastik. Në të vërtetë është një tortë e thjeshtë për tu përgatitur. Bazën e tortës mund ta përgatisim një ditë më parë dhe ta zbukurojmë në momentin që e servirim.

Strudel me mollë

Strudel me mollë është një ëmbëlsirë tipike e zonës së Trentino në Itali. Kjo ëmbëlsirë konsiston në një role brumi i mbushur me mollë dhe rrush të thatë. Recetë e shijshme, e ëmbël, me kosto të lirë dhe e shpejtë për tu përgatitur.