Arsyet pse duhet të konsumoni Quinoa – Receta si ta gatuani

Quinoa është një burim i pasur me proteina, hekur, fibra, antioksidantë dhe përmban shumë phitonutrients të tjerë të dobishëm. Në të vërtetë është një nga ushqimet më të pasura me proteina që ne mund të hamë pasi përmban edhe të nëntë aminoacidet thelbësore.

A e dini se shumë përfitime ka quinoa?

Quinoa e kuqe ka më pak proteinë sesa quinoa e artë, quinoa e kuqe ka 5 gram proteina për 1/4 filxhan krahasuar me quinoan e artë që ka 7 gram proteina për 1/4 filxhan.
Por nëse do të flasim për fibra – kuinoa e kuqe ka më shumë se dyfish sasi fibrash për 1/4 filxhan me 5 gramë fibra, në krahasim me 2 gramë fibra që ofron quinoa e artë.

Quinoa është një farë pa gluten që është e pasur me proteina bimore dhe e pasur me të nëntë aminoacidet thelbësore.

Mundohuni të konsumoni quinoa në dietën tuaj disa herë në javë. Mund të përdoret në një pjatë kryesore ose një pjatë që konsumoni në çdo vakt, dhe gjithashtu mund të shtohet në receta në shumë mënyra.

Lexo 7 arsye pse duhet te konsumojme karrota.

Nëse po kërkoni mënyra të tjera për të përfshirë më shumë quinoa në dietën tuaj ne po ju japim disa ide. Përzieni quinoan e gatuar, me smoothien tuaj të mëngjesit. Përdorni quinoa në sallatë ose hidheni në supë.

Receta me Quinoa

Sallatë Quinoa me perime në grill

Sallatë quinoa me prime është një pjatë e freskët dhe plot vlera ushqimore, një variant i sallatës me oriz apo përgatitjes së cous-cous me prime. Quinoa shqiptohet kinoa dhe pse nga forma mund të ngjajë si një drithër, ajo futet ne familjen e barishteve. Quinoa është e pasur me proteina e nuk përmban gluten dhe ka një shije delikate.
Lexo recetën e plotë

Quinoa me Perime

Quinoa me perime mund të shërbehet si një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e shëndetshme. Quinoa është një ushqim që mund të përdoret si alternative nga personat celiac.
Lexo recetën e plotë

Quinoa me Pesto Gjenovese

Receta Quinoa me pesto gjenovese është e mikes time Dhurata, të cilën mund ta ndiqni në Instagram lugaeargjendte. Ju rekomandoj të ndiqni lugaeargjendte për këshillat e saj gatimit gjithmonë të vlefshme dhe të shëndetshme. Kjo recetë, si shumë të tjera, më pëlqeu shumë. Përveçse është shumë e thjeshtë, kjo pjatë është dhe shumë e ushqyeshme.
Lexo recetën e plotë

A e dini pse duhet te konsumoni brokoli?

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Domate të thata nën vaj

Duke qenë se jemi në një periudhë kur piqet domatja, do te shikojmë tekniken si ti ruajmë ato të thata nën vaj. Këto domate mund të hapen në dimër për tu shijuar me një pjatë të ngrohte apo sipër bukës të thekur me pak sallam.