Brokoli ka shumë vlera ushqyese për organizmin. Ka përbërje anti-inflamatore, anti-kancerogjene dhe antioksiduese, dhe përmban ushqyes që ofrojnë ndihmesë ndaj detox së bashku me shumë lëndë ushqyese të tjera të rëndësishme që ndihmojnë për një shëndet më të mirë.
Luftimi i kancerit
Brokoli ka veti të shumta antikancerogjene që e bëjnë atë mbrojtës ndaj disa llojeve të caktuara të kancereve, siç janë kanceri në gjoks dhe gjëndrat e prostatës. Brokoli gjithashtu përmban një përbërës tjetër të quajtur glukozinolate i cili shndërrohet në stomakun tuaj në squfur duke bërë të mundur aktivizimin e enzimave të cilat ndihmojnë në shkatërrimin e kancerogjenëve.
Lexo artikullin si te gatuajmë brokoli?
Parandalimi i kancerit
Kombinimi i fuqishëm i përbërësve antioksidues, anti-inflamator dhe detoksifikues në brokoli e bëjnë atë një ushqim të fortë, për sa i përket parandalimit të kancerit.
Detoxification
Brokoli ka një ndikim të madh në procesin e detoksifikimit të trupit tonë, sepse përmban një kombinim të tre fitonutrientëve: glukorafaninë, glukonasturtianë dhe glukobrasicinë. Këto përbërje ndihmojnë për të bërë procesin e detoksifikimit të trupit, i cili përfshin neutralizimin dhe eliminimin e ndotësve të dëmshëm.
Receta të ndryshme me perime
Oriz me perime
Supë krem me brokoli
Pastiço me perime
Anti-inflamator
Brokoli është një burim veçanërisht i pasur me flavonoidë të quajtur kaempferol, të cilët ndihmojnë trupin të luftojë alergjitë dhe inflamacionin. Këto veti anti-inflamatore gjithashtu forcojnë sistemin tuaj imunitar, duke ju ndihmuar të luftoni bakteret dhe viruset.
Ndihmon në mungesë të vitaminës D
Brokoli përmban vitamina A dhe K, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të metabolizmit në mungesë të vitaminës D. Vitamina D ndihmon në përthithjen e kalciumit nga trupi, i cili ndihmon në mirëqënien e kockave (dhe rritjen tek fëmijët).
Couscous me perime
Brokoli është i pasur me fibra
Brokoli është i pasur me fibra, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit përmes procesit të tretjes .
Përmirëson shëndetin e syve. Brokoli është një burim i mirë i luteinës, zeaxanthin dhe beta-carotene të cilat ndihmojnë për një shëndet më të mirë të syve.
Supë krem me lulelakër
Ulje e kolersterolit
Nëse brokoli bën një zierje me avull, mund t’ju sigurojë disa përfitime të mëdha për uljen e kolesterolit. Përbërësit e fibrave në brokoli funksionojnë më mire duke u lidhur me acidet biliare në sistemin tretës kur brokoli është I zierë me avull. Brokoli i papërpunuar ka veti që ndihmon në uljen e kolesterolit, por jo aq sa kur është I gatuar me avull.
Brokoli lufton Alergjit
Inflamacioni kronik në trupin tonë ndonjëherë mund të shkaktohet nga ekspozimi i tepërt ndaj substancave të lidhura me alergjinë. Brokoli është një burim i pasur i kaempferolit i cili ka aftësinë të zvogëlojë ndikimin e këtyre substancave që lidhen me alergjinë.