Arsyet pse duhet të konsumojmë boronica – Blueberries

Boronicat kanë shumë përfitime për organizmin, shpesh etiketohen si një super ushqim për shkak të vlerave të larta ushqyese. Boronica është një nga burimet më të mira të antioksidantëve dhe ato ofrojnë një burim të pasur të komponimeve anti-inflamatore që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve.

Një super ushqim me antioksidues

Boronica është një super ushqim që përmban përbërës antioksidues dhe anti-inflamator duke ndihmuar për shmangien e sëmundjeve kryesore si Alzheimer, diabeti, sëmundja e zemrës dhe disa lloje të kancerit. Përbërjet me boronica ndihmojnë për të pasur një kujtesë më të mirë.

Receta Gatimi me Boronica

Tortë me djathë krem dhe boronica

Tortë me djathë krem përmban tre shtresa, karakteristikë ë kësaj ëmbëlsire. Baza përbehet nga biskota, në mes djathi krem dhe sipër sipas dëshirës vendosen frutat e freskëta ose marmelatë.
Lexo recetën e plotë

Smoothie me fiq të freskët, boronica dhe qumësht bajame

Smoothie me fiq të freskët dhe boronica është një pije që ju bën për vete që në çastet e para që e provoni. Kjo pije e freskët dhe me veti të dobishme do ju shoqërojë gjithë verën e nxehtë.
Lexo recetën e plotë

Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Një version tjetër i petullave amerikane, kësaj radhe pancakes me boronica. Këto ëmbëlsira janë të përdorura për një mëngjes të shijshëm dhe të thjeshtë. Pancakes me boronica shtuar sipër shurup panje dhe boronica janë akoma edhe më të shijshme.
Lexo recetën e plotë

Të pasur me antioksidant

Antioksidantët janë të rëndësishëm sepse ato largojnë radikalet e lira të cilat mund të kontribuojnë në një numër sëmundjesh, përfshirë edhe disa lloje të kancerit.
Pterostilbeni është gjithashtu i dobishëm për parandalimin e depozitave të pllakave në arteriet tona gjë që shkakton ngushtimin dhe bllokimin e arterieve. Kështu që boronica mund të jetë e dobishme për shëndetin e zemrës!

A i dini 10 ushqimet më të shëndetshme për sytë?

https://www.instagram.com/p/B1enMLko4HF/

Për sa i përket syve

Studimet e kryera në Evropë kanë treguar që boronicat mund të ndihmojnë në shëndetin e syve duke përmirësuar potencialisht shikimin gjatë natës dhe duke parandaluar përparimin e kataraktave dhe glaukomës.

Me sa duket nuk ka rëndësi nëse boronica është e freskët ose e ngrirë – përfitimet ushqyese janë të barabarta.

Ju këshillojmë të lexoni: Pse duhe te pini ujë me limon?

Burimi: Revista Extension Life

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

7 Arsye pse gatimi ju bën të lumtur

Pavarësisht nëse gatuani vetë, me fëmijët tuaj ose me dikë tjetër, ju do të argëtoheni shumë. Edhe pse kërkon vëmendje të detajeve në çdo hap, duket se ia vlen përpjekja kur shikon krijimin tënd të kthehet në një bukuri gastronomike