16 Super Ushqimet për Trurin tuaj që duhet t’ia shtoni dietës

A e dini se ushqimi që ju hani ndikon në funksionimin konjitiv të trurit? Konsumimi i ushqimeve të sheqerosura, të përpunuara me përbërës që nuk janë të shëndetshëm për organizmin ose që përmbajnë konservues dëmtojnë mënyrën se si mendoni dhe ndjeheni.

Lexoni këto 10 super ushqimet për trurin dhe trupin tuaj, shtoni që tani disa prej tyre në dietën e përditshme dhe do të ndiheni shkëlqyer dhe në super formë.

16 Super Ushqimet për Trurin tuaj

Frutat e thata

1 – Arrë shqeme

Arra shqeme janë të mbushur me antioksidues që ndihmojnë në kujtesën tuaj.

2 – Bajamet e papërpunuara

Bajamet janë të vetmet që përmbajnë një sasi të madhe të Vitaminës E, e cila ndihmon në mos dëmtimin e njohjes konjitive.

3 – Arrat

Arrat janë të mbushura me acide yndyrore omega-3. Omega-3 është një përbërës i rëndësishëm në ruajtjen e funksionit konjitiv, jo vetëm përbërja por edhe forma e tyre fizike si tru është provë e fortë e vetive pozitive në tru.

Fruta dhe perime

4 – Mollët

Mollët janë një frutë i mbushur me antioksidues dhe fibra. Fibrat na ndihmojnë të ndjehemi më të ngopur duke eliminuar ngrëniet e ushqimeve të shpejta.

Petë të mbushura me mollë

Ndiqni këto hapa të thjeshta për të përgatitur recetën petë të mbushura me mollë. Bëni kujdes të mos digjni karamelin pasi ëmbëlsira mund të mbaj shije të hidhur.
Lexo recetën e plotë

5 – Avokado

Avokadot janë një ushqim i pasur me acide yndyrore omega-3.

Brusketa me salcë Avokado

Brusketa me salcë avokado mund ta konsumojmë si antipasta dhe janë tepër të thjeshta për tu përgatitur. Avokado është një pemë ekzotike dhe një nga ushqimet më të shëndetshme.Vjen nga Amerika e Mesme dhe Amerika Jugore. Mund të konsumohet e njomë, e prerë në feta ose të përgatitet si salcë.
Lexo recetën e plotë

6 – Boronica

Boronica përmban antioksidues dhe Antocyanins. Antocianinat i japin boronicës ngjyrën e tyre dhe ndihmojnë në parandalimin e diabetit.

Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Një version tjetër i petullave amerikane, kësaj radhe pancakes me boronica. Këto ëmbëlsira janë të përdorura për një mëngjes të shijshëm dhe të thjeshtë. Pancakes me boronica shtuar sipër shurup panje dhe boronica janë akoma edhe më të shijshme.
Lexo recetën e plotë

7 – Lakrat

Lakra jeshile, spinaqi dhe zarzavate të tjera jeshile me gjethe. Perimet me gjethe jeshile kanë shumë hekur dhe fitonutrientë, të cilat ndihmojnë për funksionimin e mire të trupit dhe parandalimin e sëmundjeve.

Pispili me lakra te egra – GATIME KORÇARE

Kjo është receta origjinale për pispili me lakra te egra. Gatime korçare tradicionale që vazhdojnë ti rezistojnë kohës. Një recete gatimi që e kemi publikuar me parë, pispili me lakra te egra.
Lexo recetën e plotë

Pijet

8 – Uji mineral natyral

Uji mineral natyral është thelbësor për hidratimin e trurit dhe ndihmon në funksionin e corpus callosum. Corpus callosum është një urë lidhëze e trurit të majtë dhe të djathtë, duke lidhur funksionin konjitiv me ndjeshmërinë shqisore dhe njohëse.

9 -Çaji jeshil

Ky lloj çaj përmban një shumëllojshmëri antioksidantësh si L-theaninë e cila ndihmon për relaksim dhe përqendrim të trurit. Epigallocatechin gallate (EGCG) i cili ndihmon në mirëqenien e metabolizmit tuaj.

Vajërat, barishtet dhe erëzat

10 – Kanella

Kanella është erëza që përmban më shumë antioksidues.

11 -Vaj kokosi

Vaji i arrës së kokosit përbëhet kryesisht nga acide yndyrore, ndihmon në mos ndryshimin e peshës tuaj dhe përmirëson metabolizmit tuaj.

12 – Vaji i Ullirit

Vaji i ullirit është i mbushur me antioksidantë të ndryshëm. Ndihmon në uljen e peshës dhe përmirëson shëndetin e zemrës tuaj duke e mbrojtur nga sëmundjet e zemrës.

13 – Rigoni

Është një nga erëzat e rëndësishme dhe e sugjeruar për përdorim pasi përmban shumë antioksidantë.

Mishi dhe vezët

14 – Vezët

Vezët ndihmojnë në menaxhimin e peshës dhe janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave.

Vezë dhe Avokado

Mëngjesi është hofti më i rëndësishëm i ditës. Ai duhet të jetë i plotë dhe i balancuar. Receta veze dhe avokado është një kombinim ideal për të filluar një ditë plot energji.
Lexo recetën e plotë

15 – Salmoni

Salmoni është një peshk shumë i shëndetshëm i mbushur plot me omega-3.

Peshk Salmon në furrë me erëza

Receta e mëposhtme është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e shëndetshme. Salmoni është një peshk i pasur me omega3 që ndihmon në uljen e kolesterolit. Në këtë recetë e kemi sjellë salmonin të gatuar në furrë me erëza të ndryshme e pak galetë. Kjo pjatë është ideale e shoqëruar me një gotë verë të bardhë të ftohtë.
Lexo recetën e plotë

16 – Mishi i Pulës

Mishi i pulës ka proteina të shkëlqyera për rënien nga pesha dhe menaxhimin e peshës.

Lexoni gjithashtu mbi 10 ushqime te shëndetshme për sytë ose 10 ushqimet me te mira për femrat.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

9 Ushqimet që ndihmojnë në tretje

Keni menduar cilat janë ushqimet që ndihmojnë në tretje? Sistemi tretës është një sistem i komplikuar në trupin e njeriut që shërben për të tretur ushqimin. Një tretje jo efikase i mohon organizmit në marrjen e nevojshme të energjisë.