Kur ndiheni të sëmurë është shumë e vështirë të kujtoni dhe të përqendroheni në ushqimet që duhet të konsumoni gjatë kësaj gjendje. Disa ushqime janë shumë të pasura me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese të tjera që ndihmojnë në arritjen e një sistemi imunitar të shëndetshëm ose në lehtësimin e disa prej simptomat tuaja më të këqija.
Lexoni për ushqimet më të mira për të konsumuar kur keni grip apo një ftohje të keqe dhe përgatituni se një dimër i ftohtë po vjen.
1 Kosi
Bakteret e mira që gjenden në ushqime si kosi mund të ndihmojnë për të ruajtur ekuilibrat e zorrëve tuaja, kosi është një çelës për një sistem imunitar të shëndetshëm për ju!
Kos me fruta
Kos i Bardhë
2 Salmoni
Konsumimi i salmonit të pasur me omega-3 mund t’ju ndihmojë të luftoni ftohjen dhe gripin në dy mënyra. Acidet yndyrore omega-3 janë anti-inflamator, do të thotë se ndihmojnë në luftimin e inflamacionit që është i shumtë në trupin tonë sa herë që lëndohemi ose sëmuremi. Së dyti sipas një studimi mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e ankthit.
Peshk Salmon në furrë me erëza
3 Luleshtrydhet
Portokallet marrin të gjithë lavdinë e vitaminës C – sepse ato përmbajnë një sasi të madhe të këtij antioksidanti që forcon imunitetin por ne fakt luleshtrydhet përmbajnë më shumë Vitaminë C. Vetëm një filxhan çaji me luleshtrydhe jep gati 99% të nevojës në dietën tuaj ditore. Por duke qenë se dimri nuk është sezoni i tyre mund ti gjeni në në forma të tjera në supermarketit tuaj.
Sallatë me luleshtrydhe
Krepa mbushur me Luleshtrydhe
4 Arrat
Arra përmban një përzierje të lartë të lëndëve ushqyese të rëndësishme që janë treguar se ndihmojnë sistemin imunitar: vitaminat B6, E, dhe omega 3.
Role pule e mbushur me arra
Kulaç me arra
5 Shegët
Në kokrrat e kuqe të shegës do të gjeni më shumë antioksidantë së në çajin më të mirë jeshil. Lëngu i mrekullueshëm i tyre sugjerohet për përfitimet e shumta në organizëm. Antioksidantët merren nga lëngu, nuk sugjerohen të konsumohen komplet kokrrat pasi kanë shumë sheqer.
6 Speci i kuq
Speci i kuq është një prodhim tjetër që tejkalon portokallin tashmë të fuqishëm me antioksidante. Një spec i mesëm me fara të kuqe përmban gati dyfishin e nevojës tuaj ditore të vitaminës C. Pavarësisht se quhet një vitaminë, vitamina C në të vërtetë sillet si një antioksidant dhe ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që luftojnë kundër infeksionit.
7 Lëng mishi
Jo, nuk bëhEr fjalë për thjesht një lëng. Supa me kocka bëhet duke përdorur më shumë kocka dhe kërce nga sa hidhen rregullisht, kështu ju arrini të merrni një dozë të përqendruar të të gjitha vitaminave, mineraleve dhe aminoacideve thelbësore që ndihmojnë në ushqyerjen dhe shërimin tuaj.
8 Çaj i nxehtë
Një filxhan çaji i nxehtë mund të ndihmojë në zbutjen e një fyti të skuqur dhe t’ju ngrohtë. Përgatisni një përzierje çaji me erëza si kardamom, kanellë, karafil dhe xhenxhefil, i cili do t’ju ndihmojnë në zbutjen e bllokimeve që vijnë me një ftohje ose grip. Çaji jeshil është një zgjedhje e zgjuar sepse është i lartë në polifenole, një lloj i fuqishëm i antioksidantëve.
9 Hudhër
Hudhra ka veti anti-inflamatore dhe anti-mikrobiale, do të thotë se mund të ndihmojë në luftimin e infeksionit që po ju bën të sëmurë, dhe të shuajë inflamacionin që gjendet në trup. Shtojeni atë në salcën e sallatës, në supë, makarona, përzieni patatet e skuqura, ose perimet e pjekura.
10 Boronica të egra
Boronica e egër nuk kultivohet, kjo do të thotë se ata kanë shumë antocianins, një antioksidant i fuqishëm që u jep atyre ngjyrën e tyre të mrekullueshme. Duke qenë se boronica nuk është e sezonit të ftohtë dhe kohës së gripit, drejtohuni në pjesën e ngrirjes së supermarketit tuaj.
Lexo Pse duhet te konsumojmë Boronica
Petulla Amerikane Pancakes me boronica
11 Agrumet
Dimri është sezoni i agrumeve, kështu që përfitoni nga të mirat e sezonit duke shijuar zgjedhjet e mbushura me vitaminë C si portokalli dhe qitro. Për të përfituar sa më shumë, konsumoheni të gjithë frutën, i cili gjithashtu përmban fibra rregulluese të zorrëve.
12 Mjaltë
Ky shurup i ëmbël përmban antioksidantë për të forcuar sistemin tuaj imunitar, dhe gjithashtu mund të ndihmojë në zbutjen e një kolle të fortë duke qetësuar pjesën e prapme të fytit dhe duke prishur mukozën që shkaktohet.
13 Xhenxhefili
Nëse dëshironi që gripi të lërë stomakun tuaj të qetë përfshini xhenxhefilin në dietën tuaj. Dihet që xhenxhefili ndihmon në lehtësimin e nauzës dhe qetësimin e inflamacionit.sha
14 Brokoli
Këto perime të gjelbra, të vogla janë të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrave, një filxhan brokoli I papërpunuar jep gati 100% të nevojës suaj ditore për vitaminë C. Shtojini ato të papërpunuara në sallatë.
Lexo pse pse duhet te konsumojmë brokoli!
Supë krem me brokoli
15 Vaj ulliri ekstra i virgjër
Vaji i ullirit jo vetëm që disponon vetitë anti-inflamatore por disa studime tregojnë se mund të ketë edhe ato anti-mikrobike, duke e përdorur atë kudo – në vezë, sallata, mish, peshk, receta vegjetariane ose fetë bukë të sapopjekur.