15 arsye pse duhet të pini ujë me limon me stomakun bosh

Limoni është një nga agrumet më të njohura dhe më të përdorura. Gjithashtu ka dhe një përdorim të gjerë në kuzhinë dhe në receta të ndryshme për shkak të aromës karakteristike. Sigurisht, përdoret edhe në të gjitha llojet e pijeve nga çaji, cocktail e deri tek lëngjet freskuese.

Përveç përdorimit të shumtë si aromë, limoni prej shumë kohësh është përdorur edhe për vlerën e tij mjekësore, duke qenë se është një burim i pasur me vitaminë C, ai sjell përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, duke filluar nga vetitë e tij antibakteriale dhe antiviruse deri tek aftësitë e tij për të rritur imunitetin.

Përgatitja e ujë me limon per tu rikthyer ne formë!

Një nga mënyrat më të thjeshta për të marrë vetitë pozitive të limonit është nëpërmjet lëngut të tij. Lëngu i limonit vepron si një tretës dhe një agjent detoksifikues dhe ndihmon në pastrimin e mëlçisë duke bërë më të lehtë procesin e tretjes.

Përdorimi i limonit në kuzhinë – Ëmbëlsira

Biskota me shije limoni

Biskota me shije limoni përgatite në një kohë shumë të shkurtër dhe mbajnë një aromë fantastike. Ideale për të shoqëruar kafen ose çajin e pasdites.
Lexo recetën e plotë

Krostat me krem limoni

Jo vetëm për dashamirësit e limonit, krostat me krem limoni ka një shije delikate dhe shume aromatike. Kjo ëmbëlsirë me krem mund të përgatitet me brumin frolla në pak minuta.
Lexo recetën e plotë

Revani me limon

Revani me limon është një nga ato ëmbëlsirat me një shije delikate dhe aromë të freskët limoni që do t’ju magjepsë në copën e parë. Një ëmbëlsirë për tu provuar pasi është shumë ndryshe nga të tjerat, të lë një gojë një shije butësie.
Lexo recetën e plotë

Lëngu i limonit është gjithashtu një mënyrë efektive për të ulur peshën pasi rrit nivelin e metabolizmit të trupit. Për njerëzit që kërkojnë të ulin peshë mund ta arrijnë këtë duke konsumuar lëngun e limonit me ujë të ngrohtë në stomak bosh çdo mëngjes, duke arritur rezultate të mahnitshme.

Pije përgatitur me limon

Granita me limon

Granita me limon është një pije ideale në stinën e verës, pasi i jep shumë freski trupit tonë në ditë të nxehta. Kjo recetë e përgatitur në shtëpi dhe me limon biologjik është e shëndetshme dhe e freskët.
Lexo recetën e plotë

Limonadë me Luleshtrydhe

Thjeshtësia e pijeve freskuese ka lënë mënjane shijen natyrale të limonadës. Mjaftojnë disa hapa të thjeshtë për të rikthyer atë freski që limonada dhuron. Në këtë recetë do të përgatisim një limonadë me shije luleshtrydhe.
Lexo recetën e plotë

Ujë hidratues me luleshtrydhe

Ujë hidratues me luleshtrydhe për të mposhtur të nxehtin e verës. Në këtë stinë duhet ti kushtojmë vëmendje hidratimit të trupit. Lexoni gjithashtu detox water me limon.
Lexo recetën e plotë

Vlerat dhe vetitë nëse pijmë ujë me limon

Uje me limon - Vlerat per dieta dhe si te bini nga pesha

Përvec humbjes së peshës, pirja e ujit të ngrohtë me limon çdo mëngjes ka edhe përfitime të tjera:

  1. Si një burim i pasur i vitaminës C, lëngu i limonit mbron trupin nga mangësitë e sistemit imunitar.
  2. Pirja e lëngut të limonit me ujë të ngrohtë çdo mëngjes ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të pH të trupit.
  3. Me vetitë e tij të fuqishme antibakteriale, lëngu i limonit ndihmon në luftimin e infeksioneve.
  4. Vepron si një agjent detoksifikues.
  5. Ndihmon për ruajtjen e shëndetit të tretjes.
  6. Së bashku me vitaminën C, limonët janë gjithashtu një burim i pasur i kaliumit, kalciumit, fosforit, magnezit etj.
  7. Ndihmon në luftimin e ftohjes së zakonshme.
  8. Uji me limon është gjithashtu një ilaç popullor për shumë lloje të problemeve të lëkurës duke filluar nga aknet, skuqjet dhe rrudhat e deri te njollat e errëta.
  9. Lëngu i limonit me ujë të ngrohtë ndihmon në humbjen e shpejtë të peshës pasi ndihmon në procesin e tretjes dhe rrit metabolizmin.
  10. Lëngu i limonit është gjithashtu shumë i efektshëm në pastrimin e mëlçisë pasi nxit mëlçinë të heqë toksinat e trupit.
  11. Karakteristikat anti-inflamatore të limonit ndihmojnë në luftimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, dhimbjeve të fytit dhe inflamacionit te bajamet.
  12. Lëngu i limonit me ujë të ngrohtë ndihmon në mbajtjen e trupit të hidratuar pasi siguron elektrolite në trup.
  13. Pirja e lëngut të limonit me ujë të ngrohtë gjithashtu ndihmon në uljen e dhimbjeve të nyjeve dhe muskujve.
  14. Lëngu i limonit me ujë të ngrohtë është gjithashtu i mirë për shëndetin tuaj të dhëmbëve pasi ndihmon në heqjen e dhimbjes e dhëmbit dhe parandalon infektimin në mishrat e dhëmbëve.
  15. Lëngu i limonit me ujë të ngrohtë ndihmon në tretje dhe gjithashtu ndihmon në rregullimin e lëvizjes natyrale të zorrëve.

Lexo Mëngjes i shëndetshëm në 5 minuta!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

5 këshilla të vlefshme para se të bëni pazar

Të gjithë kemi jetë të ngarkuar dhe gjetja e kohës për të ngrënë shëndetshëm, si familje mund të jetë një sfidë më vete. Me një planifikim të thjeshtë kur bëni pazar, mund të ndihmoni veten me zgjedhjen e një ushqimi të shëndetshëm dhe gjithashtu mund të kurseni shumë para.