Limoni është një nga agrumet më të njohura dhe më të përdorura. Gjithashtu ka dhe një përdorim të gjerë në kuzhinë dhe në receta të ndryshme për shkak të aromës karakteristike. Sigurisht, përdoret edhe në të gjitha llojet e pijeve nga çaji, cocktail e deri tek lëngjet freskuese.
Përveç përdorimit të shumtë si aromë, limoni prej shumë kohësh është përdorur edhe për vlerën e tij mjekësore, duke qenë se është një burim i pasur me vitaminë C, ai sjell përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, duke filluar nga vetitë e tij antibakteriale dhe antiviruse deri tek aftësitë e tij për të rritur imunitetin.
Përgatitja e ujë me limon per tu rikthyer ne formë!
Një nga mënyrat më të thjeshta për të marrë vetitë pozitive të limonit është nëpërmjet lëngut të tij. Lëngu i limonit vepron si një tretës dhe një agjent detoksifikues dhe ndihmon në pastrimin e mëlçisë duke bërë më të lehtë procesin e tretjes.
Përdorimi i limonit në kuzhinë – Ëmbëlsira
Biskota me shije limoni
Krostat me krem limoni
Revani me limon
Lëngu i limonit është gjithashtu një mënyrë efektive për të ulur peshën pasi rrit nivelin e metabolizmit të trupit. Për njerëzit që kërkojnë të ulin peshë mund ta arrijnë këtë duke konsumuar lëngun e limonit me ujë të ngrohtë në stomak bosh çdo mëngjes, duke arritur rezultate të mahnitshme.
Pije përgatitur me limon
Granita me limon
Limonadë me Luleshtrydhe
Ujë hidratues me luleshtrydhe
Vlerat dhe vetitë nëse pijmë ujë me limon
Përvec humbjes së peshës, pirja e ujit të ngrohtë me limon çdo mëngjes ka edhe përfitime të tjera:
- Si një burim i pasur i vitaminës C, lëngu i limonit mbron trupin nga mangësitë e sistemit imunitar.
- Pirja e lëngut të limonit me ujë të ngrohtë çdo mëngjes ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të pH të trupit.
- Me vetitë e tij të fuqishme antibakteriale, lëngu i limonit ndihmon në luftimin e infeksioneve.
- Vepron si një agjent detoksifikues.
- Ndihmon për ruajtjen e shëndetit të tretjes.
- Së bashku me vitaminën C, limonët janë gjithashtu një burim i pasur i kaliumit, kalciumit, fosforit, magnezit etj.
- Ndihmon në luftimin e ftohjes së zakonshme.
- Uji me limon është gjithashtu një ilaç popullor për shumë lloje të problemeve të lëkurës duke filluar nga aknet, skuqjet dhe rrudhat e deri te njollat e errëta.
- Lëngu i limonit me ujë të ngrohtë ndihmon në humbjen e shpejtë të peshës pasi ndihmon në procesin e tretjes dhe rrit metabolizmin.
- Lëngu i limonit është gjithashtu shumë i efektshëm në pastrimin e mëlçisë pasi nxit mëlçinë të heqë toksinat e trupit.
- Karakteristikat anti-inflamatore të limonit ndihmojnë në luftimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, dhimbjeve të fytit dhe inflamacionit te bajamet.
- Lëngu i limonit me ujë të ngrohtë ndihmon në mbajtjen e trupit të hidratuar pasi siguron elektrolite në trup.
- Pirja e lëngut të limonit me ujë të ngrohtë gjithashtu ndihmon në uljen e dhimbjeve të nyjeve dhe muskujve.
- Lëngu i limonit me ujë të ngrohtë është gjithashtu i mirë për shëndetin tuaj të dhëmbëve pasi ndihmon në heqjen e dhimbjes e dhëmbit dhe parandalon infektimin në mishrat e dhëmbëve.
- Lëngu i limonit me ujë të ngrohtë ndihmon në tretje dhe gjithashtu ndihmon në rregullimin e lëvizjes natyrale të zorrëve.