10 ushqime të shëndetshme për sytë që duhet ti konsumoni patjetër

Ju mund të mendoni se shikimi jo i qartë që vjen nga ndryshimi i moshës është i pashmangshëm. Në fakt, nuk është gjithmonë kështu, të jetosh një jetë duke u ushqyer shëndetshëm ul rrezikun për të pasur probleme me sytë. Lexoni me kujdes listën tonë me 10 ushqime të shëndetshme për sytë dhe sigurohuni që dieta juaj të fillojë menjëherë.

10 ushqime të shëndetshme për sytë

1-Peshku

Peshqit janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3. Zgjedhja e një peshku të yndyrshëm siguron më shumë lëndë ushqyese për ju. Peshqit që kanë më shumë omega-3 janë salmoni, trofta, peshku shpatë dhe skrumbi. Ata janë të pasur me Vitaminën A që ndihmon në mbrojtjen e sipërfaqes së syrit (kornea) e cila është kryesorja për pasjen e një shikimi sa më të qartë pasi mundëson hyrjen e rrezeve të dritës në brendësi të tij.

2-Arrat dhe bishtajat

Këto ushqime të shëndetshme përmbajnë nivele të larta të omega-3. Arrat, në veçanti, përmbajnë shumë Vitaminë E, e cila mund të ndihmojë në mbrojtjen e syve tuaj nga dëmtimi për shkak të moshës. Me vlera shumë të larta ushqyese janë arrat e papërpunuara, lajthitë dhe thjerrëzat e gatuara.

Kulaç me arra

Kulaç me arra mund ta përdorni për një aperitiv, një sandviç për drekë, ose për të shoqëruar një supë për darkë. Provoni edhe recetën me miell integral.
Lexo recetën e plotë

3-Farërat

Farërat, ashtu si arrat dhe bishtajat, përmbajnë nivele të larta të omega-3 dhe Vitaminës E. Disa nga këto farëra që sugjerohen të konsumohen janë ato të: kias, lirit, kungullit, lulediellit dhe farat e kërpit.

4-Frutat e Qitros

Frutat e Qitros përmbajnë nivele të larta të Vitaminës C. Ky është një antioksidues i cili rekomandohet për ndihmesën në largimin e dëmeve në sy që vijnë nga mosha. Disa nga frutat më të mira për përdorim janë: limoni, portokalli, qitro.

5-Perimet gjethe jeshile

Këto perime janë të pasura me luteinë, karoten dhe Vitaminë C. Spinaqi dhe lakra jeshile mbeten gjithmonë një zgjedhje e shkëlqyer.

6-Karotat

Karotat përmbajnë beta-karoten i cili vjen i shndërruar në trup në formën e Vitaminës A. Vitamina A është thelbësore për shikimin, pasi është një komponent i rodopsinës, që është një proteinë që ndihmon retinën e syrit të thithë dritën.
Beta-karoten vjen si një nevojë e padiskutueshme e trupit për të bërë Vitaminën A.

Pije kundër plakjes me Karrota dhe Rrepa

Një pije me fruta dhe perime kundër plakjes, lëngu që na ndihmon të qëndrojmë të rinj. Janë të shumta vetit e rrepave dhe karrotave siç e kemi cituar edhe në recetën për lëng karrote apo tek lëng i kuq.
Lexo recetën e plotë

Kek me karrota

Kek me karrota është një ëmbëlsire shumë delikate, e thjeshte për tu përgatitur dhe ideale për të filluar një ditë plot energji.
Lexo recetën e plotë

7-Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë të pasura me beta-karoten, gjithashtu janë një burim i pasur me Vitaminë E.

https://www.instagram.com/p/BTZOquQhObM/

8-Mish viçi

Mishi i viçit përmban nivele të larta të zinkut, i cili ndihmon në përmirësimin e shëndetit afatgjatë të syve. Mund të ndihmojë edhe për të bërë të mundur vonesën e paqartësisë së shikimit që vjen për shkak të moshës. Vlen për tu theksuar se pula dhe derri gjithashtu përmbajnë zink, por në nivele më të ulëta se viçi.

Mish viçi me kos

Si te gatuajmë mish viçi me kos në mënyrën më të thjeshtë. Kosi përveçse i jep butësi mishit i kalon edhe një shije të veçantë dhe karakteristike. Edhe pse mund të ngjasoje me tave kosi, kjo pjatë është me të vërtet shume e shijshme dhe për tu provuar.
Lexo recetën e plotë

9-Veza

Vezët përmbajnë lutein dhe ksantofinë njësoj si perimet jeshile me gjethe, të cilat ndihmojnë për të ulur rrezikun e humbjes së shikimit prej moshës. Vezët janë shumë të pasura me Vitaminë C, E dhe A si dhe me zink.

10-Uji mineral natyral

Pirja e mjaftueshme e ujit mineral natyral mund të parandalojë dehidratimin e trupit, e cila nga ana tjetër vjen me një efekt pozitiv në organizëm duke ndihmuar në zvogëlimin e simptomave të syve të thatë.

Kjo ishte lista me 10 ushqime të shëndetshme për sytë, vazhdoni të na ndiqni për tu njoftuar të parët për artikuj dhe këshilla mbi shëndetin.

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

8 Ushqimet që kurojnë lëkurën e thatë

Ushqimi jo vetëm që na siguron energji, por gjithashtu mbron nga sëmundjet e ndryshme duke na dhënë kushte më të mira shëndetësore. Kur ka një mungesë ushqimi në trup, ju mund të vuani nga probleme të ndryshme, një nga çështjet më të zakonshme është lëkura e thatë.