Speca me domate ne tigan

Speca me domate në tigan janë shumë të shijshme. Këto janë specat dhe domatet e fundit për këtë stinë. Duhet të konsumojmë gjithmonë fruta dhe perime të stinës. Speca me domate të gatuara në tigan është një nga ato pjatat që më çon pas në kohë, më sjell ndërmend fëmijërinë. Gjyshja ime mi gatuante shpesh gjatë stinës së verës dhe të shoqëruara me një fetë buke të ngrohtë janë vërtet fantastike në shije.

Speca me domate ne tigan

Prep Time10 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time25 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Albanian
Keyword: speca
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 1 kg speca
  • 1 kg domate
  • 2 kokrra qepë
  • 2 thelpinj hudhra
  • majdanoz i freskët
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Fillimisht lajmë perimet, qërojmë qepët dhe hudhrat.
  • Në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe vendosim specat e pastruara për tu skuqur. Mbulojmë tiganin me kapak dhe i lemë të piqen mirë nga të dy anët. Më pas i heqim dhe i vendosim në një pjatë. Me kujdes do të mundohemi tu heqim lëkurën specave.
  • Ndërkohë në tiganin që kemi bërë specat shtojmë qepët e grira hollë dhe i kaurdisim me zjarr të ulët. Domateve u heqim lëkurën e jashtme duke i vendosur për disa sekonda në një tenxhere me ujë të nxehtë. Më pas i grijmë dhe i shtojmë te tigani me qepë. Shtojmë gjithashtu dhe hudhrën. Rregullojmë gjellën me pak kripë dhe piper.
  • Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të zihet me zjarr shumë të ngadaltë. Në 5 minutat e fundit shtojmë specat dhe e mbulojmë përsëri tiganin me kapak. Në fund para se ta shërbejmë shtojmë majdanoz të grirë.
  • Speca me domate, e shërbejmë pjatën të shoqëruar me feta buke të thekura.

Notes

Lexo gjithashtu Speca me domate ne zkarë.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të gatuajmë Patate në furrë

Patate në furrë është një pjatë që mbase nuk ka nevojë për recetë sesa disa këshilla për ti përgatitur në mënyrë të përsosur. Lexoni çfarë kemi përgatitur për këtë garniturë që nuk mungon asnjëherë në tavolinë.

Lakër e bardhë e zier – Receta te shendetshme

Lakra e bardhë e zier është një pjatë e shijshme për të shoqëruar pjatanca mishi apo peshku apo për tu konsumuar thjesht si sallatë. Koka e lakrës ka shumë veti të dobishme për organizmin tonë. Ajo është e pasur me kripëra minerale, me acid folok, vitamina A, vitamina C e shumë të tjera.