Rosto me mish viçi

Rosto me mish viçi është një pjatë tipike e të dielave ose e festave familjare. Rosto është një pjatë e shijshme, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe gjithmonë mbresëlënëse!

Rosto me mish viçi

Prep Time20 minutes
Cook Time1 hour
Total Time1 hour 20 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: rosto
Sasia: 5 persona
Kalori: 300kcal

Përbërësit

  • 1 kg mish viçi kofshë
  • 500 ml ujë
  • 2 karrota
  • 2 qepë
  • hudhra
  • selino
  • gjethe dafine
  • piper i zi
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 2 lugë gjëlle miell
  • vaj ulliri
  • pak gjalpë
  • kripë

Përgatitja

  • Mishi për rosto duhet të jetë i gjithë tule, preferohet pjesa e kofshës. Gjithashtu duhet ta zgjedhim cilësor pasi ai duhet të rrijë i butë dhe i lëngshëm në brendësi pas pjekjes.
  • Pasi ta kemi pastruar nga cipa e shpojmë në disa vende me majën e thikës dhe futim brenda thelpinjtë e hudhrës, piper, kripë. Me kujdes, në mes të tulit duhet të vendosim edhe karrota.
  • Në hapin tjetër e lidhim copën e mishit nga të gjitha anët me spango kuzhine. Në një tenxhere me fund të trashë hedhim vaj ulliri dhe pak gjalpë, skuqim copën e mishit nga të gjitha anët. Pasi mishi ka marrë ngjyrën e kuqërremtë e shuajmë me verë të bardhë. E lemë pak sa të avullojë alkooli dhe i hedhim masën e ujit dhe të gjithë përbërësit e tjerë.
  • Rosto me mish viçi e lemë të ziej për rreth 1 orë në zjarr të ngadalshëm.
  • Kur mishi bëhet gati, nxirret nga lëngu dhe pritet në feta në drejtim të kundërt të fijeve.Lëngu kullohet dhe përbërësit hidhen në grirës elektrik për pak minuta.
  • Përgatitim salcën duke kaurdisur një lugë miell, i shtojmë lëngun e rostos të ftohur, perimet e grira dhe e trazojmë shpejtë e shpejtë që mielli të mos na bëhet kokërr.
  • Salcën përgatitur e kullojmë në një sitë dhe hedhim sipër pjatës me rosto.
  • Rosto me mish viçi mund ta shoqërojmë me perime të tjera, të ziera ose të kaurdisura. Kjo varet nga preferenca e secilit.

Notes

Rosto me mish Viçi

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

Rosto Mish Viçi - Receta Gatimi Shqiptare

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pule në tavë me Speca Gogozhare

Pula ne tave e gatuar me speca gogozhare është një pjatë shumë e shijshme. Shija majhoshe e speckave gogozhare i jep mishit të pulës një aromë e shije të veçantë. Kjo pjatë është ideale për drekat me miqtë pasi mund ta përgatisim më përpara.

Role viçi e mbushur

Mishi i viçit i bërë role dhe i mbushur me feta proshute, djathë e salçiçe është pa dyshim një pjatë e pasur dhe e shijshme. është ideale për një darkë me miqtë të cilët padyshim do të ngelen të kënaqur nga shija e këtij gatimi.