Gjellë me bamje në tavë

Fillojmë më një recetë për gjellë me bamje në tavë, duke parë se koha është freskuar. Kjo recetë gatimi është ideale edhe për vegjetarianë, pasi përmban totalisht perime dhe shumë vlera ushqimore.

Gjellë me bamje në tavë

Prep Time15 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time50 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 400 gr bamje
  • 200 gr patëllxhan
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 2 kokrra qepë
  • 5 kokrra domate
  • 40 ml uthull molle
  • majdanoz
  • piper i zi
  • spec djegës
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur gjellë me bamje, sigurohemi që këto perime të jenë të freskëta dhe jo shumë të mëdha, pasi lëkura behët e fortë.
  • Lajmë në ujë të rrjedhshëm të gjitha perimet. Patëllxhanët i pastrojmë nga bishtat dhe i presim në formë rrethore.
  • Bishtat e bamjeve i presim në formë konike. Patëllxhanët dhe bamjet e pastruara i vendosim në një enë ku kemi hedhur një lugë gjellë kripë, uthullën, ujë sa të mbulohen perimet dhe i lemë për 20 minuta. Kjo gjë bëhet që patëllxhanëve tu iki hidhërimi nqse kanë dhe bamjeve u ikën pushi.
  • Pasi kemi përgatitur perimet, qepën e presim hollë dhe e kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Sa të zverdhet pak qepa shtojmë domatet, të cilat i kemi pastruar nga cipa dhe i kemi grirë në rende. Pasi pureja e domates ka marrë ngjyrën e salcës, shtojmë 300 ml ujë. Masës i shtojmë kripën, spec djegës nëse dëshirojmë dhe e lemë në zjarr 2-3 minuta sa të marri valë.
  • Kullojmë bamjet, patëllxhanët, i shpëlajmë pak me ujë dhe i radhitim në tavë duke shtuar edhe specat e prerë në formë rrethore. Sipër perimeve hedhim salcën e përgatitur dhe majdanoz të prerë hollë. Tavën e futim në furrë të nxehur për gati 30 minuta. Gjellë me bamje është gati, shërbehet e ngrohtë dhe mund të shoqërohet me bukë të thekur.

Lexoni recetën për gjellë me qofte, gjellë me presh dhe mish ose gjellë me mish.

Ju bëftë mirë nga artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë me oriz dhe presh

Në vendin tonë janë të shumëllojshme gatimet me presh, sidomos në zonën e Myzeqesë kanë qenë ushqimi bazë për stinën e dimrit. Ne do japim një nga recetat që përdoret në këtë zonë,tavë ne oriz dhe presh, që është e shijshme, e shpejtë dhe ka një kosto të ulët.

Pulë me Kunguj e Rukola

Kjo është një mënyrë e veçantë për të gatuar pulën, më saktësisht mishin e bardhë të pulës (pjesën e kraharorit). Një pjatë e thjeshtë për tu përgatitur, dhe e shpejtë sepse mishi i bardhë piqet shumë shpejt. Mishin e shoqërojmë me kunguj dhe sallate rukola.

Krepa me perime

Këto krepa me perime janë vërtet te veçante, si nga mënyra e përgatitjes por edhe nga përbërësit. Ideal për të provuar diçka ndryshe, gjithashtu ne faqen tonë mund të gjeni recetën për krepa baze dhe krepa me Nutella.

Tavë balte me spinaq

Tavë balte me spinaq është një gatim mjaft interesant për tu provuar. Vlerat ushqimore te spinaqit dihen që janë të mëdha. Prandaj dhe recetën e sotme e kemi zgjedhur me këtë përbërës.