Fiq të thatë në shtresa të holla, ose ndryshe pestil fiku. Pestili është një recetë e vjetër e zonave juglindore të Shqipërisë. Pestiln mund ta përgatitim me çdo lloj fruti. Për përgatitjen e pestilit përdoret fiku i ëmbël i muajit Gusht.
Fiq të thatë - Pestil
Sasia: 4 persona
Kalori: 150kcal
Përbërësit
- 1 kg fiq
- letër furre
Përgatitja
- Procedura për të përgatitur fiq të thatë, është fare e thjeshtë. Për të shpejtuar punën kemi përdorur furin elektrik, por mund ti thani fiqtë edhe ne ambient të thatë, por koha është më ë gjatë.
- Lajmë fiqtë, i kullojmë dhe i pastrojmë nga bishtat. I presim në mes dhe i vendosim në një tavë. Tavën e vendosim në furrë të nxehur në temperaturën 150°C për 2 orë sa lëngu i fiqve të mpikset.
- Në hapin tjetër kemi dy mundësi. Mund të përdorim makinerinë e mishit të grirë, ose në një grirës elektrik.
- Fiqtë tashmë të pjekur i grijmë dhe masa do të bëhet si marmelatë. Marmelatën e hapim në një letër furre me trashësi 2 mm. Marmelata thahet në diell nëse ambienti është i pastër. Në të kundërt thahet në furrë në temperaturën 100°C për 30 minuta.
- Fiqtë e thatë ose pestilin e lemë të ftohet dhe e presim në rripa duke e hequr nga letra. Pestilin e palosim në format që dëshirojmë dhe e ruajmë në për stinën e dimrit.
Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com
Lexoni recetat për reçel fiku, marmelatë fiku ose krostate me fiq.