Antipaste me patëllxhan

Antipaste me patëllxhan është një pjatë e freskët dhe mund të shijohet në çdo moment. Një ngarkesë ideale me perime qe përgatitet fare shpejtë dhe mund të konsumohet nga vegjetarianët.

Antipaste me patëllxhan

Prep Time10 minutes
Cook Time5 minutes
Total Time15 minutes
Course: Snack
Cuisine: Mediterranean
Keyword: antipaste
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 2 patëllxhanë
  • 2 kokrra domate
  • djathë dele ose mozarella
  • kripë
  • piper i kuq
  • mrajdanoz
  • rigon
  • hudhra
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Lajmë patëllxhanët dhe i presim rrethore me diametër 1 cm. Patëllxhanët i pjekim në tiganin skarë duke i spërkatur me pak kripë. Më pas patëllxhanët i vendosim në pjatë dhe u hedhim pak vaj ulliri dhe erëza. Më pas patëllxhanët i vendosim në një tavë.
  • Vendosim një fetë patëllxhan, sipër çdo fete patëllxhani vendosim një fetë domate dhe sipër një fetë djathë patëllxhan, domate dhe djathë sipër. Kështu vazhdojmë deri sa të na mbarohen përbërësit.
  • Pjatën e vendosim 2-3 minuta në mikrovalë ose furrë të nxehur sa të shkrijë pak djathi ose mozarella dhe pastaj e heqim. Antipaste me patëllxhan sipër e dekorojmë sipas dëshirës.
  • Antipasta me patëllxhan është gati.

Ju bëftë mirë nga artigatimit.com

Antipaste me patëllxhan | Receta

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Rrepa turshi

Rrepat turshi kanë një shije majhoshe sepse ëmbëlsia e tyre lidhet bukur me thartësinë e uthullës. Të përgatitura në këtë mënyrë kemi një pjatë të shijshme që shkon shumë me pjatanca djathrash o sallamrash të ndryshëm.