Rizoto me salsiçe

Rizoto me salsiçe është një pjatë shumë e shijshme dhe përshtatet mirë si për drek edhe për darkë mes familjarë ose miqve. Ndërthurur me djathë dhe përgatitur me lëng perime shtohen edhe vlerat ushqimore.

Rizoto me salsiçe

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Mediterranean
Keyword: oriz
Sasia: 4 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 350 gr oriz Olim
  • 300 gr salsiçe
  • 50 gr djathë caprino
  • 1 L lëng perimesh
  • 1 kokërr qepë e bardhë
  • 80 ml verë e bardhë
  • 50 gr gjalpë
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Receta për rizoto me salsiçe është një pjatë që do pak durim përgjatë përgatitjes. Për të përgatitur këtë recetë me oriz cilësor Olim, si fillim fillojmë duke grirë hollë qepën. Në një tigan për rizoto hedhim pak vaj ulliri dhe më pas qepën. E kaurdisim për disa çaste.
  • Pasi është zbutur, hedhim salsiçet të cilat i kemi shtypur me ndihmën e një thike dhe e lëmë në zjarr të ulët për disa minuta.
  • Në hapin tjetër hedhim orizin Olim dhe i lëmë së bashku për pak minuta. Më pas i hedhim verë të bardhë por mund të përdoret edhe verë e kuqe. E lëmë disa çaste sa të avullojë alkooli.
  • Në zjarr të ulët vazhdojmë hedhim pak nga pak lëng perime dhe e trazojmë. Vazhdojmë në këtë mënyrë përgatitjen e rizoto me salsiçe derisa orizi të behët. Lëngu i perimeve duhet të jetë i ngrohtë. Rregullojmë kripën.
  • Sapo orizi të jetë bërë, fikim zjarrin dhe më pas hedhim gjalpin në copa dhe një pjesë djathi caprino. I hedhim dhe pak piper dhe trazojmë mirë orizin Olim me salsiçe derisa e gjitha masa të përzihet.
  • E lëmë disa çaste të pushoj mbuluar dhe më pas e shërbejmë në pjata. Rizoto me salsiçe është gati, sipas dëshirës mund të hedhim sipër djathë të grirë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Rizoto me Shafran

Rizoto me shafran është një pjatë tipike e qytetit të Milano, Itali. Shafrani është një erëz e njohur që në antikitet. Përveçse ngjyrës ai lëshon edhe një aromë karakteristike që bashkuar me orizin cilësor Olim, bëjnë këtë pjatë të parë shumë të shijshme.

Bollgur me perime

Bollgur me perime është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë kur nuk kemi kohë për të gatuar. Zgjedhja e perimeve mund të jetë sipas dëshirës, mjaftojnë të jenë të freskëta dhe bio.