Krepa të mbushur me reçel

Krepa të mbushur me reçel për një mëngjes plot energji apo një pasdite plot shije. Rikthehemi më një recetë si të gatuajmë krepa në kushte shtëpie, pasi në faqen tonë gjeni receta të ndryshme për krepa të mbushur. Krepa integral, krepa mbushur me luleshtrydhe apo edhe krepa me perime.

Krepa të mbushur me reçel

Prep Time10 minutes
Cook Time5 minutes
Total Time15 minutes
Course: Dessert
Cuisine: French
Keyword: embelsire
Sasia: 15 krepa
Kalori: 50kcal

Përbërësit

  • 500 ml qumësht
  • 250 gr miell
  • 50 gr gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • pak kripë
  • sheqer pluhur
  • reçel portokalli

Përgatitja

  • Për të përgatitur krepa të mbushur me reçel, si fillim hedhim vezët në një enë dhe i rrahim pak. Shtojmë qumështin me ngadalë dhe vazhdojmë ti përziejmë
  • Miellit i hedhim pak kripë dhe e kalojmë në sitë. Fillojmë ta hedhim në masën e krepave pjesë, pjesë. Në ketë mënyrë nuk formohen kokrriza nga mielli. Vazhdojmë trazojmë të gjithë masën derisa të arrijmë një masë homogjene dhe të lëngshme. Masën për krepa të mbushur e lëmë të pushojë disa çastë në frigorifer.
  • Pasi ka pushuar, shkrijmë gjalpin dhe ja hedhim masës për krepa. E trazojmë mirë derisa të bashkohet gjalpi.
  • Nxehim tiganin për krepa dhe e lyejmë pak fare me gjalpë herën e parë. Me ndihmën e një ene të vogël hedhim rreth 50 ml nga brumi i krepave në tigan dhe përhapim në të gjithë sipërfaqen.
  • E lëmë të piqet në zjarrë të ulët për pak çaste, më pas e kthejmë dhe disa çaste nga ana tjetër. Vazhdojmë kështu për të gjithë masën ë krepavë të mbushur.
  • Krepat i rendisim në një pjatë dhe më pas i mbushim me reçel portokalli ose reçel tjetër sipas dëshirës.
  • Recetat për të përgatitur reçel mund ti gjeni në faqen tonë si për shembull reçel kajsi ose reçel portokalli etj.
  • Krepat e mbushur i palosim ose i rrotullojmë. I vendosim në një pjatë dhe sipas dëshirës i spërkasim pak me sheqer pluhur. Krepa të mbushur janë gati.

Në faqen tonë nën kategorinë ëmbëlsira do të gjeni edhe recetat për krepa me perime, receta bazë për krepa apo edhe krepa me nutella.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Një version tjetër i petullave amerikane, kësaj radhe pancakes me boronica. Këto ëmbëlsira janë të përdorura për një mëngjes të shijshëm dhe të thjeshtë. Pancakes me boronica shtuar sipër shurup panje dhe boronica janë akoma edhe më të shijshme

Kek i thjeshtë

Këtë recetë për kek e ka dërguar një admiruese faqes ArtiGatimit dhe që e falënderojmë pa masë. Nisur nga titulli, kek i thjeshte, mund të përgatitet në një kohë të shkurtër dhe rezultati është mahnitës. Ja se çfarë na duhen.

Waffle – Embëlsira belge

Waffle apo siç mund të njihen ndryshe me emrin gaufre, janë ëmbëlsira në formë petulla qe piqen në piastër të posaçme. Recetat e waffle janë të ndryshme në gjithë Evropën, ne kemi zgjedhur ato pak të ëmblat dhe një shijë delikate.

Receta per Tiramisu

Tiramisuja është ëmbëlsira italiane më e njohur në gjithë botën. Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në Siena (Toskanë). Rreth shekullit të XVII disa pastiçierë vendosën të përgatisnin një ëmbëlsirë në nderim të Dukës së Toskanës Cosimo de Medici. Ata menduan të bënin një ëmbëlsirë me përbërës të thjeshtë, por jashtëzakonisht e shijshme. Ka shumë legjenda për origjinën e tiramisusë, por ajo që ka rëndësi është fakti që kjo lloj ëmbëlsire është dhe do të mbetet një nga ëmbëlsirat më të mira italiane.