Smoothie me fiq të freskët, boronica dhe qumësht bajame

Smoothie me fiq të freskët dhe boronica është një pije që ju bën për vete që në çastet e para që e provoni. Kjo pije e freskët dhe me veti të dobishme do ju shoqërojë gjithë verën e nxehtë.

Smoothie me fiq të freskët, boronica dhe qumësht bajame

Prep Time10 minutes
Frigorifer2 hours
Total Time2 hours 10 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Mediterranean
Keyword: smoothie
Sasia: 2 persona
Kalori: 130kcal

Përbërësit

  • 5 kokrra fiq
  • 300 ml qumësht bajame
  • 100 gr boronica
  • pak kanellë

Për qumesht bajame

  • 200 gr bajame të qëruara
  • 900 ml ujë

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë smoothie me fiq kemi nevojë për qumësht bajame të cilin mund ta blejmë të gatshëm ose mund ta përgatisim në shtëpi. Për të përgatitur qumësht bajame na nevojitet një grirës elektrik.
  • Në një ene hedhim 200 gr bajame të qëruara me 500 ml ujë dhe i lëmë të pushojnë për të paktën 1 orë. Më pas shtojmë dhe pjesën tjetër të uji dhe fillojmë ti grijmë në shpejtësinë maksimale. Kullojmë lëngun e përftuar dhe qumështin e vendosim në frigorifer për të paktën 1 orë.
  • Ndërkohë në një smoothie elektrik hedhim boronica, 2 fiq të prerë në 4 pjesë dhe disa copa akull. Fillojmë ti përziejmë në shpejtësi mesatare dhe ndërkohe sipër fillojmë të hedhim me avash qumështin e bajames që përgatitem. Pasi e gjithë masa e smoothie me fiq është homogjene hedhim pak pluhur kanelle.
  • Smoothie me fiq, boronica dhe qumësht bajame është gati. E shpërndajmë nëpër gota dhe vendosim një gjysmë fiku të plotë ne çdo gotë.

Ju bëftë mirë!

Receta të tjera për smoothie që mund t’u interesojnë: smoothie me kiwi, smoothie me banane ose lëng shalqiri.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like
leng portokalli

Lëng Portokalli i freskët

Lëng portokalli i freskët përveç se është freskuese, ofron një seri vetish pozitive për organizmin. Kjo për faktin se përmban shumë vitamina C, mjaftë ë domosdoshme për trupin tonë. Përmirëson sistemin imunitetit deri te reduktim i shenjave të plakjes, si edhe nga parandalimi i kancerit në pastrimin e trupit nga substancat toksike.