Si të gatuajmë Gaforre

Si të gatuajmë gaforre antipaste me patate. Gaforrja është një thesar për sa u përket vlerave ushqimore. Mishi i gaforres rrit aftësitë e funksionimit të trurit, forcon kockat, është gjithashtu një stimulant në qarkullimin e gjakut. Gaforret jetojnë në detet e të gjitha kontinenteve por edhe nëpër ujëra të ëmbla, karakterizuar nga një trup qendror me formë të rrumbullakët, ku pjesa më e mirë e mishit është përqendruar tek këmbët e para.

Si të gatuajmë sallatë me gaforre. Kjo është një pjatë shumë e shijshme dhe e freskët.

Si të gatuajmë Gaforre

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time20 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Mediterranean
Keyword: peshk
Sasia: 4 persona
Kalori: 100kcal

Përbërësit

  • 1 kg gaforre
  • piper kokërr
  • gjethe dafine
  • 200 gr patate
  • 2 qepë të njoma
  • 1 kokërr domate
  • disa feta limoni
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

  • Në fillim pastrojmë e lajmë gaforret. Në një tenxhere me ujë të bollshëm hedhim kripë, gjethe dafine dhe piper kokërr. Hedhim gaforret pasi uji ka filluar të ziej. Gaforret do ti ziejmë në zjarr për gati 10 minuta.
  • Ndërkohë në një enë tjetër vendosim edhe patatet për ti zier. Pasi ziejnë gaforret i nxjerrim nga uji dhe i lemë të ftohen pak. Fillojmë të shkëpusim më radhe këmbët. Heqim pjesën e barkut dhe nxjerrim mishin e bardhë dhe e vendosim mënjanë. Gjithashtu thyejmë edhe këmbët për të nxjerrë palcën.
  • Qërojmë patatet dhe i presim në kubik, domaten në feta dhe qepët të prera sipas dëshirës. I spërkatim me kripë, vaj ulliri dhe copëza hurdhe të bashkuara së bashku e të shoqëruar me limon.
  • Gatimi i gaforres antipaste është gati, shoqëroheni me një gotë vere të bardhë të lehtë.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

Receta për peshk në furrë, supë me peshk, oktapod me karkaleca.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Vezë në kulaç

Kjo është një recetë e bukur dhe e shijshme pa diskutim që përgatitet me rastin e Pashkëve dhe jo vetëm. është një tortë e kripur, e mbushur brenda me djathra të ndryshëm e salçiçe. Sipas dëshirës dhe shijeve mund ta mbushim brenda edhe me proshutë, sallam, kunguj të vegjël, etj. Përgatitja nuk është shumë e vështirë, por duhet pak kohë për brumin. Përfundimi i këtij kulaçi ia vlen mundimin e bërë. Të gjithë do të ngelen të kënaqur.