Byrek me domate me dy petë

Byrek me domate është një traditë e zonës së Korçës. Mësoni si të gatuani këtë recetë tradicionale shqiptare në mënyrë të përdorur dhe pa shumë mundim.

Byrek me domate me dy petë

Prep Time20 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time55 minutes
Course: Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 110kcal

Përbërësit

  • 250 gr miell
  • 125 ml ujë i vakët
  • 500 gr domate
  • 250 gr qepë
  • kripë
  • vaj ulliri
  • piper
  • majdanoz
  • arrë moskat

Përgatitja

  • Fillojmë përgatitjen e byrekut duke bërë në fillim brumin për petët. Në një enë hedhim miellin, ujin e vakët, një lugë vaj ulliri, pak kripë dhe fillojmë ti përziejmë. Përgatitim brumin për petët. Pasi e kemi punuar mirë brumin e mbështjellim me një qeskë kuzhine për 20 minuta, që të pushojë.
  • Ndërkohë merremi me mbushjen e byrekut me domate. Qepët të lara e të prera hollë i kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Domatet i futim në ujë të nxehtë për 5 minuta u heqim cipën dhe i presim në kubik të vegjël.
  • Pasi është ulur volumi i qepëve hedhim domatet e i kaurdisim, duke hedhur kripën dhe erëzat. Pasi e shikojmë që mbushja është tërhequr, mund ta heqim nga zjarri pasi është bërë gati dhe e lemë të ftohet.
  • Përgatitim petët për byrek. Ndajmë brumin në dy pjesë, njëra më e madhe se tjetra. Pjesën më të madhe të brumit e hollojmë dhe e shtromë në tavën e lyer me vaj,duke e bërë pak më të madhe se anët e tavës. Sipër petës hedhim mbushjen e ftohur,të cilën e hapim me kujdes në të gjithë sipërfaqen e saj. Sipër mbushjes vendosim petën tjetër. Mbyllim anët e byrekut me domate me petën e poshtme.
  • Tavën me byrek e pjekim në furrë të nxehur për 10-15 minuta. Byrek me domate është gati. Ndajmë në pjese dhe i shërbejmë këtë pjatë të kuzhinës shqiptare.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

Receta të tjera që mund të pëlqeni byrek me spinaq, byrek me mish ose byrek me gjizë.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kungull tave në dy versione

Receta për kungull tavë është një mënyrë e thjeshtë për të përgatitur këtë perime. Kjo recetë gatimi është një gatim tradicional që përdorej shumë nga gjyshet tona, të cilat i ruanin kungujt në vend të errët dhe pa lagështi dhe kështu kishin kunguj për gjatë gjithë dimrit.

Pastiçe me djathë

Pastiçja është një pjatë shumë e shijshme dhe që pëlqehet si nga të vegjëlit dhe të mëdhenjtë. Kjo pjatë shërbehet si pjatë e vetme sepse në të kemi si vezë edhe djathin.

Krepa Integral – Pallaqinka

Në këtë video recete gatimi mund të ndiqni përgatitjen e Krepa Integral. Një recetë me origjinë franceze por shumë e njohur në kuzhinën shqiptare. Krepat, këto flet të holla brumi, mund të konsumohen të ëmbla mjaltë, kanellë apo krem bajame apo dhe te kripura lloje proshute,djathë dhe perime.