Lëpirëse me luleshtrydhe

Në ditët e nxehta një lëpirëse me luleshtrydhe është ideale për të shuar etjen. Këto lëpirëse me fruta janë ideale dhe për fëmijët.

Lëpirëse me luleshtrydhe

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Frigorifer3 hours
Total Time3 hours 20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 91kcal

Përbërësit

  • 200 gr luleshtrydhe
  • 50 ml ujë
  • 30 gr sheqer
  • 1 kokërr limoni

Përgatitja

  • Pastrojmë mirë luleshtrydhet, i lajmë në ujë të rrjedhshëm e i grijmë në pjesë të vogla. Luleshtrydhet i hedhim në një tenxhere së bashku me sheqerin dhe pak ujë e i ziejmë për gati 10 minuta në zjarr të avashëm, duke i trazuar disa herë. Hedhim lëngun e limonit.
  • E heqim nga zjarri masën për lëpirëse me luleshtrydhe dhe e lemë reçelin të ftohet. Pasi ftohet heqim disa pjesë të plota dhe masën tjetër e grijmë imët me grirës me zhytje ose grirës tjetër elektrik.
  • Në forma të vogla hedhim nga një lugë luleshtrydhe të plota dhe pjesën tjetër hedhim masën e grirë. Format e mbushura i futim në frigorifer në ngrirje për 4-5 orë. Pas kësaj lëpirëse me luleshtrydhe janë gati.

Recetë tjetër e ngjashme lëpirëse pjepri

Ju bëftë mirë nga artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like