Lëng shalqiri i freskët

Një gotë me lëng shalqiri, përveçse është një pije mjaft freskuese, përmban dhe rreth 48 kalori. Shalqiri është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës A, C, B1 dhe B6, po ashtu përmban magnez dhe kalium.

Lëng shalqiri i freskët

Prep Time10 minutes
Total Time10 minutes
Course: Snack
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 2 persona
Kalori: 103kcal

Përbërësit

  • 4 feta Shalqi
  • 1/2 limoni
  • kubik akulli të copëtuar

Përgatitja

  • Për të përgatitur lëng shalqiri, zgjedhim bostanin e ëmbël dhe të pjekur. Presim shalqirin në copa të vogla dhe e hedhim në grirës elektrik (makineri për smoothie). Lëmë një fetë për ta vendosur sipër si dekor. Shtrydhim gjysmën e limonit dhe e shtojmë në grirës.
  • Pasi te jetë bërë në formë pureje, e hedhim në një sitë që të eliminojmë farat dhe e hedhim nëpër gota. Gotave me lëng shalqiri i shtojmë akullin e grirë. I përziejmë dhe vendosim sipër dy feta të vogla shalqiri.

Lëng shalqiri është gati, ju ftojmë të lexoni gjithashtu recetën për lëng molle, smoothie me kiwi ose lëng pjepri.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like