Krostatë me reçel kajsie

Krostatë me reçel kajsie është një ëmbëlsirë tipike verore e shpejtë dhe shumë e shijshme. Baza me brumë të shkrifet dhe sipër aroma fantastike e reçel kajsie, recetën që mund ta lexoni në faqen tonë ArtiGatimit.com

Krostatë me reçel kajsie

Prep Time20 minutes
Cook Time45 minutes
Frigorifer1 hour
Total Time2 hours 5 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 360kcal

Përbërësit

Brumi

  • 500 gr miell
  • 250 gr gjalpë
  • 200 gr sheqer
  • 2 kokrra vezë
  • pak kripë
  • lëkurë limoni
  • vanilje
  • 10 gr maja për ëmbëlsira

Për mbushjen

Përgatitja

Brumi shkrifet

  • Hedhim në një enë të bollshëm sheqerin, gjalpin e prerë në kubik dhe lëkurën e një limoni biologjik. I përziejmë shpejt me duar derisa të përzihen mirë së bashku. Më pas shtojmë vezët dhe i përziejmë me ndihem e ndonjë rrahëse. Pasi janë bashkuar të gjithë përbërësit hedhim masën në miellin që e kemi hapur në tavolinën e punës. Masën e punojmë me dorë në tavolinë për gati 7-10 minuta.
  • Pasi kemi përgatitur brumin e shkrifët e mbështjellim me qeskë kuzhine dhe e lemë në frigorifer për të paktën 1 orë.

Përgatitja ëmbëlsirës

  • Pasi ka kaluar koha e mjaftueshme brumin e shkrifët e hapim me pec (okllai) rreth gjysmë centimetri dhe e vendosim në një tavë më borde të ulët.
  • Petën që kalon buzët e tavës e presim me thikë. Sipër petës hedhim reçel kajsie duke e hapur me kujdes në të gjithë sipërfaqen e tavës. Pjesët e brumit që ngeli e hapim përsëri dhe e presim në rripa me gjerësi rreth 1 cm.
  • Rripat e brumit i vendosim me kujdes sipër krostatës me reçel kajsie, si në figurë.

Pjekja ëmbëlsirës

  • Krostata me reçel kajsie është gati për tu pjekur, tavën e futim në furrë të para ngrohur për 20-30 minuta.
  • Ëmbëlsira është gati dhe mund ta shoqërojmë akullore ose në mëngjes me qumësht.

Receta e plote për brumin e shkrifët, receta për krostatë me limon.

Ju bëftë mirë nga artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Cheesecake

Cheesecake ose tortë djathi është një ëmbëlsirë me origjinë amerikane por tashmë e njohur në gjithë botën. Ka shumë variante për të bërë cheesecake si psh. me çokollatë, me fruta të ndryshme por ne sot kemi sjellë këtë recetë klasike.

Sfoliat me mollë

Sfoliat me mollë është një ëmbëlsirë që mund të përgatitet në 20 minuta total. Ideale kur doni diçka të shijshme, të ëmbël të shpejtë e pa shumë lodhje.

Strudel me mollë

Strudel me mollë është një ëmbëlsirë tipike e zonës së Trentino në Itali. Kjo ëmbëlsirë konsiston në një role brumi i mbushur me mollë dhe rrush të thatë. Recetë e shijshme, e ëmbël, me kosto të lirë dhe e shpejtë për tu përgatitur.