Kek me mollë

Një tjetër ëmbëlsirë kek me mollë nga faqja e Artigatimit.com pasi në faqe mund të gjeni disa versione të tortë me mollë. Kek pasi në disa zona akoma përdoret si term dhe kujtonë ëmbëlsirat që përgatiteshin në tavat e dikurshme elektrike.

Kek me mollë

Prep Time20 minutes
Cook Time45 minutes
Total Time1 hour 5 minutes
Course: Dessert, Snack
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 213kcal

Përbërësit

  • 5 mollë llojit golden
  • 135 gr miell
  • 185 gr sheqer
  • 100 gr gjalpë
  • 3 korra vezë
  • 50 gr fara pishe
  • 50 gr rrush të thatë
  • 100 ml qumësht
  • 1 kokërr limon
  • 1 lugë çaji maja për ëmbëlsira
  • 1 lugë çaji esencë vanilje
  • pak kripë

Përgatitja

  • Fillojmë me përgatitjen e ëmbëlsirës duke larë mirë mollët dhe duke i prerë në feta. Heqim pjesën në mes dhe më pas i ndajmë fetat në mes. Mollëve sipër i hedhim pak lëng limoni.
  • Vazhdojmë përgatitjen e brumit për kek me mollë. Në një enë të bollshme hedhim gjalpin e ftohtë të prerë në copa së bashku me sheqerin, esencën e vaniljes, pak lëkurë limoni dhe kripë. Me rrahësin elektrik i përziejmë derisa të arrihet një shkumë e bardhë.
  • Shtojmë vezët një e nga një masës së përgatitur. Vazhdojmë përzierjen me shpejtësi të lartë. Vezët duhet ti hedhim pasi ajo e mëparshmja është përthithur komplet. Ulim shpejtësinë e mikserit. Vazhdojmë hedhim avash, qumështin së bashku me miellin e situr të përziere më pluhurin për fryrje.
  • Në fund përbërjes për kek me mollë i shtojmë rrushin e thatë të regjur së bashku me farat e pishës.
  • Masën e përftuar e hedhim në një tavë për ëmbëlsira me diametër 25cm të cilën e kemi lyer më parë pak me gjalpë. Shtojmë sipër copat e mollëve. Tavën e vendosim në furrë të para ngrohur ne temperaturën 200°C për të paktën 45 minuta. Nëse preferoni shtojmë sipër pak sheqer pluhur.
  • Pasi kek me mollë është pjekur, e lemë disa minuta në furrë dhe më pas e presin në feta dhe e shërbejmë. Kjo lloj ëmbëlsire mund të hahet edhe pas shumë ditësh, aroma dhe shije ngelen fantastike.

Receta për ëmbëlsira të tjera që mund t’u pëlqejnë ëmbëlsirë me mollë, strudel me mollë ose lëng molle

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krepa mbushur me Luleshtrydhe

Kemi parë recetën krepa mbushur me çokollatë dhe krepa integral. Në këtë periudhe të vitit ju këshillojmë të provoni krepa mbushur me luleshtrydhe. Një shije delikate dhe nuk ju merr shumë kohë në përgatitje.

Ananas në zgarë

Ananasi në zgarë është një mënyrë ndryshe për të servirur këtë frut ekzotik. është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, por në këtë mënyrë do të shijoni me të vërtetë një pjatë të veçantë.

Embëlsirë me grurë – Ashure

Ashurja është një ëmbëlsirë me origjinë turke por që në Shqipëri është shumë e njohur. Kjo lloj ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me drithëra, fruta të thata e arra. Nuk ekziston një recetë e mirëfilltë për përgatitjen e ashures, mund të variojë nga krahina në krahinë e nga familja në familje. Në vendin tonë kjo ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me grurë e ne po japim këtë recetë

Krostatë me pjeshkë

Krostatë me pjeshkë është një ëmbëlsirë që mund të përgatitet në shtëpi në çdo moment të ditës. Mjaftojnë disa hapa të thjeshta dhe keni një ëmbëlsirë të freskët dhe shumë të shijshme, sidomos kur pjeshkat janë të ëmbla dhe me shume frutë. Kjo krostatë me fruta mund të konsumohet edhe për mëngjes me një gotë qumësht.