Si të përgatisim Gjizë Kosi në shtëpi

Gjizë kosi e freskët e përgatitur në shtëpi, shumë e shëndetshme dhe e lehtë për tu përgatitur. Me masat e dhëna mund të bëhen rreth 700 gr gjizë.

Si të përgatisim Gjizë Kosi në shtëpi

Prep Time35 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 176kcal

Përbërësit

  • 2 litër kos i bardhë
  • kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur gjizë kosi, kosi duhet të jetë i përgatitur në shtëpi, lexo recetën për kos i bardhë.
  • Si fillim hedhim kosin në një enë dhe e trazojmë. Enës i vendosim kapakun dhe e vëmë në zjarr të ulët. Do të kemi kujdes që enën do e lemë në zjarr sa masa e kosit të ngrihet në sipërfaqe dhe e heqim menjëherë. Masën për gjizë kosi e lemë të ftohet për 2-3 orë.
  • Pasi është ftohur masa, e kullojmë në një napë të përvëluar. Napën e vendosim mbi një enë të mos na derdhet hirra. Për 10 minuta gjiza është gati duke e kriposur sipas dëshirës.
  • Gjiza e kosit e freskët është gati. Mund ta përdorini për të përgatitur receta të ndryshme ose mjafton pak vaj ulliri dhe erëza mbi një copë buke të thekur.

Receta të ndryshme ku mund të përdorni gjizën: byrek me gjizë, fergesë me speca, byrek i mbushur.

Ju bëftë mirë!

9 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.

Si të gatuajmë Patate në furrë

Patate në furrë është një pjatë që mbase nuk ka nevojë për recetë sesa disa këshilla për ti përgatitur në mënyrë të përsosur. Lexoni çfarë kemi përgatitur për këtë garniturë që nuk mungon asnjëherë në tavolinë.