Sfoliat me mollë

Sfoliat me mollë është një ëmbëlsirë që mund të përgatitet në 20 minuta total. Ideale kur doni diçka të shijshme, të ëmbël të shpejtë e pa shumë lodhje.

Sfoliat me mollë

Prep Time10 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 2 persona
Kalori: 229kcal

Përbërësit

  • 2 kokrra mollë
  • 100 gr sheqer kafe
  • 50 gr rrush të thatë
  • 1 fletë sfoliat
  • 1 kokërr vezë
  • pak kanellë
  • sheqer pluhur

Përgatitja

  • Si fillim për të përgatitur sfoliat me mollë, ngrohim furrën në 180 gradë C.
  • Qërojmë mollët. Njërën prej tyre e grijmë në rente, të tjerat i presim në feta të holla. I hedhim në një enë dhe i shtojmë sheqerin kafe, rrushin e thatë dhe kanellë.
  • Marrim petën sfoliat dhe ndajmë në copa të barabarta. Më pas marrim një tavën, ku vendosim një letër kuzhine dhe petët me të cilat kemi krijuar forma të vogla. Nëse preferojmë mund ti vendosim edhe në një tavë me forma.
  • Në mes të petës shtojmë mollët së bashku me rrushin e thatë. Nëse i vendosim në një tavë pa forma, anash i lyejmë pak me vezën e rrahur. Mbyllim skajet e petës me gishta.
  • Tavën sfoliat me mollë e pjekim për 15 minuta. Pasi janë pjekur sipër i spërkasim pak sheqer pluhur ose copëza çokollate nëse preferoni dhe i shërbejmë.

Lexo recetën për petë sfoliat ose si të përgatisni strudel me mollë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kek me dy ngjyra

Kek me dy ngjyra lë të kuptosh se duhet të përgatisim dy brumëra të ndryshëm, por në fakt kombinimi i ngjyrave është vetëm në fund. Le të shikojmë së bashku përgatitjen e kësaj ëmbëlsire.

Biskota me dy ngjyra

Biskotat janë ëmbëlsirat më të thjeshta për tu përgatitur. Këto biskota me dy ngjyra janë shumë te veçanta. Kakao e përdorur në recetën e këtyre ëmbëlsirave jep një kontrast të këndshëm.

Tortë me banane e kakao

Tortë me banane e çokollatë është një ëmbëlsirë e shijshme që mund ta përgatisni në pak kohe. Nëse keni banane të pjekura shumë dhe nuk dini ç'të bëni me to kjo është një recetë ideale.