Sallatë Quinoa me perime në grill

Sallatë quinoa me prime është një pjatë e freskët dhe plot vlera ushqimore, një variant i sallatës me oriz apo përgatitjes së cous-cous me prime. Quinoa shqiptohet kinoa dhe pse nga forma mund të ngjajë si një drithër, ajo futet ne familjen e barishteve. Quinoa është e pasur me proteina e nuk përmban gluten dhe ka një shije delikate.

Sallatë Quinoa me perime në grill

Prep Time10 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time40 minutes
Course: Salad
Cuisine: Global
Keyword: healthy
Sasia: 2 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 200 gr quinoa
  • 1 patëllxhan
  • 1 specë e kuqe
  • 1 qepë
  • 1 kungull
  • vaj ulliri
  • kipë
  • piper i zi
  • majdanoz

Përgatitja

  • Si fillim për të përgatitur sallatë quonoa duhet të shpëlajmë në ujë të rrjedhshëm derisa ujë të dali i pastër. Në këtë mënyrë quinoa nuk do të na jetë e hidhur.
  • Pasi ta kemi larë e vendosim në zjarre dhe në enë hedhim ujë derisa të mbulohet quinoa. E lëmë në zjarr të ulët derisa ujë të shteroj komplet. I hedhim pak kripë dhe e lëmë të ftohet.
  • Ndërkohë përgatisim perimet për sallatën me quinoa. Pastrojmë dhe lajmë perimet. I ndajmë ato në feta dhe me pas i vendosim në një letër thithëse ti heqim ujin. I lyejmë më pak vaj, kripë dhe piper dhe i vendosim sipër në grill.
  • Përgatisim dhe qepën, por nëse preferoni mund të përdorni edhe disa thelbi hudhra. Në recetën Sallatë quinoa mund të përdorini edhe perime të tjera.
  • Presim perimet në pjesë më të vogla dhe i bashkojmë më quinoa duke shtuar pak piper.
  • Sallatë quinoa me perime është gati. Hedhim sipër pak vaj ulliri dhe majdanozin e grirë.

Lexoni gjithashtu quinoa me pesto apo edhe quinoa me perime

Ju beftë mirë nga ArtiGatimit.com!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë balte me spinaq

Tavë balte me spinaq është një gatim mjaft interesant për tu provuar. Vlerat ushqimore te spinaqit dihen që janë të mëdha. Prandaj dhe recetën e sotme e kemi zgjedhur me këtë përbërës.

Pulë me Kunguj e Rukola

Kjo është një mënyrë e veçantë për të gatuar pulën, më saktësisht mishin e bardhë të pulës (pjesën e kraharorit). Një pjatë e thjeshtë për tu përgatitur, dhe e shpejtë sepse mishi i bardhë piqet shumë shpejt. Mishin e shoqërojmë me kunguj dhe sallate rukola.

Musaka me lakër të bardhë

Lakra e bardhë ka shumë lëndë ushqyese të cilat janë të vlefshme për trupin e njeriut. Kjo recetë musaka me lakër i përmbledh në një pjatë të vetme se bashku me proteinat. Lakra e bardhë ka shumë vlera ushqyese kur përdoret e pa gatuar, megjithatë lakra ka një përdorim të gjerë në kuzhinën tonë.