Rizoto me Shafran

Rizoto me shafran është një pjatë tipike e qytetit të Milano, Itali. Shafrani është një erëz e njohur që në antikitet. Përveçse ngjyrës ai lëshon edhe një aromë karakteristike që bashkuar me orizin cilësor Olim, bëjnë këtë pjatë të parë shumë të shijshme.

Rizoto me Shafran

Prep Time10 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time30 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Italian
Keyword: oriz
Sasia: 2 persona
Kalori: 180kcal

Përbërësit

  • 320 gr oriz Olim
  • 1 L lëng perime
  • 1 lugë e vogël shafran pluhur
  • 100 gr gjalpë
  • 50 gr djathë grana
  • 1 qepë e vogël
  • 40 gr verë e bardhë
  • kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur rizoto me shafran, si fillim duhet të tresim shafranin në një gotë më ujë disa orë më para. Në këtë mënyrë do të përftoni një ngjyrë akoma më të theksuar.
  • Qërojmë dhe grijmë qepën shumë hollë. E hedhim në një tigan ku kemi shtuar gjysmën e gjalpit. Pasi të jetë zbutur qepa, hedhim orizin Olim dhe e skuqim për 3-4 minuta.
  • Më pas hedhim verën e bardhë dhe e lëmë të avulloj alkooli. Zjarri duhet të jetë sa më i ulët. Vazhdojmë të hedhim lëng perimesh here pas here duke e trazuar orizin.
  • 5 minuta para se të jetë gati, shtojmë shafranin e tretur në ujë dhe e trazojmë rizoton.
  • Më pas fikim zjarrin dhe shtojmë pjesën tjetër të gjalpit së bashku me djathin e grirë. E trazojmë mirë rizoto me shafran dhe e mbulojmë për pak çaste.
  • Rizoto me shafran i përgatitur me Oriz Olim është gati. E hedhim në pjata dhe sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak djathë të grirë sipër.

Lexoni edhe recetat për rizoto me luleshtrydhe, oriz me perime ose pilaf turk.

Ju bëftë mirë!

Artikull i Sponsorizuar

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Rizoto me lakër dhe djathë gorgonzola

Rizoto me djathë gorgonzola e lakër të bardhë dhe me një pluhur kanelle sipër është një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e veçantë. Shija e fortë e djathit gorgonzola bashkohet me atë të kanellës dhe të lakrës së bardhë dhe na jep këtë pjatë fantastike.

Supë Gruri

Supa e grurit është një pjatë e shijshme që mund ta shijojmë gjatë stinës së ftohtë. Gruri është i pasur me shumë vlera ushqyese si vitamina, kripëra minerale e fibre. Kjo është një pjatë e shëndetshme dhe e shijshme

Supë me Domate dhe Oriz

Supë me domate me oriz është shumë ë shpejt për tu përgatitur. Duke përdorur orizin Olim ajo merr akoma me shume shije së bashku me perimet e freskët. Kjo recetë është ideale edhe për vegjetarianët që mund të përdorin ujë në vend të lëngut të mishit.

Oriz i kuq me karkaleca deti

Sot vendosëm të propozojmë një recetë të lehtë në kalori, oriz i kuq me karkaleca deti. Orizi i kuq ka një shije te veçante, disi të ëmbël dhe mban pak aromë lajthi, përmban shumë proteina, hekur dhe është i pasur me fibra.