Receta Japrak me Mish të grirë

Japrak me mish është një versin tjetër i recetës japrak me gjethe rrushi. Kjo recetë përgatitet në pranverë kur gjethet janë të njoma. Por edhe më vonë ne mund te përdorim gjethe nga majat e hardhive të rrushit.

Receta Japrak me Mish të grirë

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 190kcal

Përbërësit

  • 40-50 gjethe hardhie rrushi
  • 500 gr mish vici i grirë
  • 200 gr oriz
  • 400 ml ujë
  • 4-5 qepë të njoma
  • 50 ml vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • mendrës
  • kopër

Përgatitja

Përgatitja e mbushjes për japrak me mish

  • Për të përgatitur japrak me gjethe rrushi sigurohemi që gjethet janë të freskëta dhe të njoma, është shumë e rëndësishme pasi receta nuk del e realizuar.
  • Lajmë mirë gjethet e hardhisë në ujë të rrjedhshëm dhe i lemë për gati 2 minuta në ujë të valuar. I kullojmë dhe i hapim në tavolinë.
  • Në një enë me pak vaj ulliri hedhim mishin dhe e kaurdisim në zjarr të ngadalshëm. Pasi e shikojmë që mishi është bërë duke i shtuar edhe pak ujë që të ziej mirë. Më pas shtojmë qepët e prera hollë duke vazhduar kaurdisjen. Më pas shtojmë orizin, pak kripë, erëzat dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit.

Mbushja e japrakëve më mish

  • Në fund të enës ku do ziejmë japrakët vendosim disa gjethe hardhie. Më pas mbushim gjethet me anë të një luge me masën që përgatitëm.
  • Japrakët më mish mbështjellim duke i dhënë formë gjatësore ose mund ti palosim sipas dëshirës, mjafton që mbushja mos të dali. Nëse gjethet janë të vogla mund të vendosim dy gjethe së bashku.
  • Japrakët e përgatitur i vendosim njëri mbi tjetrin në 2-3 shtresa në enë. U vendoset sipër një pjatë dhe hedhim ujin e nxehtë. Mbulohet ena me kapak dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadalshëm për 20 minuta. Japrakët me mish i heqim nga zjarri dhe i lemë për gati 10 minuta me kapak mbuluar.
  • Japrak me mish janë gati, gjatë servirjes japrakët mund ti shoqërojmë me salca të ndryshme.

Receta bazë për japrak pa mish.

perberesit per japrak me mish

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Byrek me patate

Byrek me patate është një recetë tradicionale shqiptare dhe ka një shije të pasur edhe të veçantë. Mund të shërbehet si pjatë unike ne festa ose piknik, absolutisht për tu provuar.

Tavë balte me spinaq

Tavë balte me spinaq është një gatim mjaft interesant për tu provuar. Vlerat ushqimore te spinaqit dihen që janë të mëdha. Prandaj dhe recetën e sotme e kemi zgjedhur me këtë përbërës.