Plumcake me çokollatë

Plumcake me çokollatë dhe kos është një recetë e thjeshtë për tu përgatitur duke bërë pak kujdes në pjekje. Aroma dhe shija e kësaj ëmbëlsire është e pa rezistueshme dhe mund të konsumohet në çdo kohë.

Plumcake me çokollatë

Prep Time20 minutes
Cook Time50 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 180 gr miell
  • 260 gr kos
  • 3 kokrra vezë
  • 50 gr niseshte
  • 80 gr kakao
  • 150 gr sheqer
  • 50 gr çokollatë
  • 80 gr vaj
  • 10 gr maja për ëmbëlsira
  • esencë vanilje
  • pak kripë
  • sheqer pluhur

Përgatitja

  • Për të përgatitur plumcake më çokollatë dhe kos si fillim duhet të rrahim vezët së bashku me sheqerin. Mund të përdorni edhe një rrahës elektrik për të kursyer pak kohë. Duhet të përftojmë një masë të fryrë dhe homogjene. Më pas shtojmë kosin së bashku me esencën e vaniljes dhe pak kripë.
  • Bashkojmë të gjithë miellrat së bashku me kakaon dhe i kalojmë në sitë. Shtojmë pjesë pjesë në masën e përgatitur dhe në fund hedhim vajin. Gjithmonë duke trazuar masën derisa të arrijmë një masë homogjene dhe të butë. Në fund shtojmë disa copëza çokollate.
  • Në një formë për plumcake të lyer me pak gjalpë dhe spërkatur me miell, hedhim masën për plumcake me çokollatë. Tavën e vendosim në furrë në temperaturën 160°C për rreth 50 minuta. Varet nga dimensionet e tavës për plumcake, por gjithsesi duhet të bëni provën nëse është pjekur, kjo faza është tepër delikate.
  • Plumcake me çokollatë është gati, sipër spërkasim pak sheqer pluhur. E presim në feta dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kek me dy ngjyra

Kek me dy ngjyra lë të kuptosh se duhet të përgatisim dy brumëra të ndryshëm, por në fakt kombinimi i ngjyrave është vetëm në fund. Le të shikojmë së bashku përgatitjen e kësaj ëmbëlsire.

Receta per Tiramisu

Tiramisuja është ëmbëlsira italiane më e njohur në gjithë botën. Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në Siena (Toskanë). Rreth shekullit të XVII disa pastiçierë vendosën të përgatisnin një ëmbëlsirë në nderim të Dukës së Toskanës Cosimo de Medici. Ata menduan të bënin një ëmbëlsirë me përbërës të thjeshtë, por jashtëzakonisht e shijshme. Ka shumë legjenda për origjinën e tiramisusë, por ajo që ka rëndësi është fakti që kjo lloj ëmbëlsire është dhe do të mbetet një nga ëmbëlsirat më të mira italiane.