Oriz me perime

Oriz me perime ka variante të ndryshme për tu përgatitur. Po japim një recetë të thjeshtë por veçantia në këtë rast është tek orizi cilësor Olim.

Oriz me perime

Prep Time10 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time30 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: oriz, perime
Sasia: 4 persona
Kalori: 144kcal

Përbërësit

  • 400 gr oriz Olim
  • 850 ml lëng mishi ose ujë
  • 2 qepë të njoma
  • 1 karotë
  • 1 kungull
  • 1 spec
  • vaj ulliri
  • majdanoz
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Lajmë perimet dhe i presim në kubik të vegjël. Perimet e prera i hedhim në enën me vaj ulliri dhe i kaurdisim në zjarr të ngadalshëm. I hedhim pak kripë dhe piper.
  • Perimet i përziejmë shpesh me anë të një luge, gati 5-6 minuta dhe më pas shtojmë orizin Olim të larë.
  • Pasi i kaurdisim së bashku edhe 5-6 minuta të tjera shtojmë ujin e nxehtë ose lëng mishi. Enës i vendosim kapakun dhe e lemë të ziejë po në zjarr shumë të ngadalshëm derisa orizi te thithi te gjithë ujin.
  • E fikim zjarrin dhe enën e lemë ashtu të mbuluar. Oriz me perime është gati.

Receta të tjera që mund të përgatisni me oriz Olim tavë orizi me presh, oriz me shprag ose oriz me pulë.

Ju bëftë mirë!

Artikull i Sponsorizuar

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Oriz i kuq me karkaleca deti

Sot vendosëm të propozojmë një recetë të lehtë në kalori, oriz i kuq me karkaleca deti. Orizi i kuq ka një shije te veçante, disi të ëmbël dhe mban pak aromë lajthi, përmban shumë proteina, hekur dhe është i pasur me fibra.

Supë Gruri

Supa e grurit është një pjatë e shijshme që mund ta shijojmë gjatë stinës së ftohtë. Gruri është i pasur me shumë vlera ushqyese si vitamina, kripëra minerale e fibre. Kjo është një pjatë e shëndetshme dhe e shijshme