Lëng portokalli i freskët përveç se është freskuese, ofron një seri vetish pozitive për organizmin. Kjo për faktin se përmban shumë vitamina C, mjaftë ë domosdoshme për trupin tonë. Përmirëson sistemin imun deri te reduktim i shenjave të plakjes, si edhe nga parandalimi i kancerit në pastrimin e trupit nga substancat toksike.
Lëng Portokalli i freskët
Sasia: 2 persona
Kalori: 129kcal
Përbërësit
- 5 kokrra portokalli
- 1 kokërr limon
Përgatitja
- Në fakt për të përgatitur lëng portokalli procedura është më se e thjeshtë, por nevojitet një shtrydhëse agrume. Nëse është elektrik akoma më mirë.
- Ndajmë në mes frutat dhe më pas i kalojmë një e nga një në shtrydhëse. Në lëngun e portokallit, nëse preferojmë shtojmë gjysmë limoni për person.
- Këshillohet mos të shtohet sheqer ose ëmbëlsues tjetër, pas mund të alternohen vlerat ushqyese.
- Lëng portokalli këshillohet të konsumohet në çast, herët në mëngjes ose paradite vonë.
- Lëngu i portokallit ndihmon edhe në qarkullimin e gjakut dhe rregullon tensionin. Këshillohet për personat që kanë kolesterolë të lartë por duhet të bëjnë kujdes ata që vuajnë nga gastriti.
- Rreth 100 gr portokall kanë deri tek 44 kcal kështu edhe nëse jeni në diet mund ta konsumoni pa problem.
Lexoni gjithashtu recetat për: Krem portokalli, kek me lëng portokalli, reçel portokalli.