Lakror me qepë është një pjatë e thjeshtë por me shume vlera ushqimore dhe e shijshme. Mund të shërbehet si antipastë ose pasditeve mes miqsh.
Lakror me qepë të njoma
Sasia: 4 persona
Kalori: 210kcal
Përbërësit
- 850 gr qepë të njoma
- 200 gr miell misri
- 50 gr djathë i bardhë
- 1 kokërr vezë
- 100 ml vaj ulliri
- mëndrëz
- kopër
- kripë
- piper
Përgatitja
- Për të përgatitur lakror me qepe, si fillim zgjedhim qepet e freskëta dhe të njoma. I pastrojmë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe i presim në rrathë të vegjël bishtat edhe gjethet.
- Në një enë hedhim vajin e ullirit sa më cilësor dhe sapo është nxehur shtojmë qepët. I kaurdisim në zjarr të ngadalshëm pak sa të zbuten. E heqim enën nga zjarri i shtojmë djathin erëzat të prera hollë, vezë e rrahur dhe piper. Nëse dëshironi mund te shtoni copa te vogla proshute të pjekur, gjithsesi nëse keni miq vegjetarian mund ta shërbeni edhe pa proshutë.
- Në një enë hedhim miellin, ujë të vakët sa të bëhet një brumë i derdhur dhe shtojmë vaj ulliri dhe kripë.
- Brumi hidhet në tavën e pjekjes të lyer me vaj. Me masat e dhëna nevojitet një tavë me diametër 40cm.
- Sipër brumit hedhim qepët duke i hapur në të gjithë sipërfaqen e tavës. Sipër qepëve sitim pak miell të cilin e spërkatim me pak ujë ose nëse dëshironi edhe qumësht. Tavën me lakror me qepe e pjekim në furrë të para ngrohur në temperaturën 200°C për 20 minuta.
- Lakror me qepe është gati. E shërbejmë të ngrohtë me djathë të bardhë ose edhe me kos.
Receta të tjera që mund t’ju interesojnë lakror me hithra ose lakror me lakra, pispili.