Fileto pule në skarë

Fileto pule përgatitur në skarën ose grill ka një shije komplet ndryshe nga gatimi në tigan. Receta ju merr vetëm 10 minuta kohë përgatitje dhe rezultati është një pjatë e dytë e shijshme.

Fileto pule në skarë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 300 gr gjoks pule
  • 1 degëz rozmarinë
  • 1 kokër limoni
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper i zi

Përgatitja

  • Si fillim thajmë mirë mishin e pulës dhe dy gjysmat e gjoksit i ndajmë duke eliminuar kërcin apo kockat e kraharorit. Më pas çdo anë e presin në mes. Sipas dëshirës mund ti prisni edhe me të holla duke nxjerrë tre fileto pule.
  • Në një enë hedhim pak vaj ulliri dhe lëng limoni. Me ndihmën e degës së rozmarinës, lyejmë filetat e pulës në të dyja anët. Nëse duam më shumë aromë, mishin mund ta lëmë për një kohë të gjatë të marinuar. Shtojmë kripë sipër çdo fileto pule.
  • Ndezim skarën ose grillin dhe pasi ka arritur temperaturë të lart, vendosim filetat e pulës të piqen. I kthejmë në të dyja anët. Jo më shumë se 10 minuta, fileto pulës është gati.
  • Shërbejmë duke shtuar sipër mishit të pulës vaj ulliri dhe piper. Kjo pjatë këshillohet të shoqërohet me një gotë verë të bardhë.

Notes

Përgatitja

Lexo gjithashtu recetën për role pule, pulë me speca ose pulë e mbushur

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pulë me perime

Mishi i pulës mund të gatuhet në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne e kemi sjellë të gatuar me perime të ndryshme. Kjo është një pjatë shumë e shijshme dhe jo shumë e vështirë në përgatitje.

Brinjë qengji në zgarë

Mishi i qengjit është shumë i shijshëm nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Me këtë lloj mishi mund të bëhen shumë receta. Ne kemi zgjedhur recetën më të thjeshtë. Mjaftojnë disa minuta për pjekjen e mishit në zgarë dhe do të kemi një pjatë të shijshme.

Mish pule me portokalle

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.

Muamar orizi me pulë dhe arra

Kjo është një recete gatimi shume e shijshme dhe tepër e veçante për tryezën e çdo amvisi. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe e shpjeguar me detaje në vazhdim. Këtë pjatë mund ta vendosni në qendër të tryezës dhe komplimentet nuk do të mungojnë.