Tavë me patate në furrë

Tavë me patate bëhet shumë e shijshme në qoftëse përgatitet në saç, megjithatë edhe në furrë bëhet shume e mirë. Për të përgatitur këtë recetë mund të përdoren edhe patate të reja.

Tavë me patate në furrë

Prep Time15 minutes
Cook Time29 minutes
Total Time44 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 160kcal

Përbërësit

  • 1 kg patate
  • 3 kokrra qepë
  • 3 kokrra domate të pjekura mirë
  • 3 thelpinjë hudhër
  • vaj ulliri
  • kripë
  • rigon
  • piper
  • majdanoz

Përgatitja

  • Për të përgatitur tavë me patate në furrë duhet të zgjedhim produktet sa më të freskëta dhe biologjik.
  • Pastrojmë qepët, patatet, hudhrat, domatet dhe i lajmë në ujë të rrjedhshëm. Në fillim presim patatet në formë rrethore dhe më pas i shpëlajmë përsëri në ujë. Patatet më pas i vendosim në një tavë të lyer me vaj ulliri.
  • Sipër patateve hedhim pak kripë, hudhrat dhe qepët e prera po rrethore. Më pas të gjithë masën e tavës do ta mbulojmë me domate të prera edhe këto rrethore.
  • I spërkatim me vaj ulliri dhe rigon si dhe pak kripë. Në fund i hedhim pak lëng perime, jo shumë sepse lëshojnë lëng domatet. Në mungesë të domateve i hedhim pak salcë të tretur në lëngun e perimeve.
  • Tavën me patate pjekim në furrë të nxehur për 30 minuta në temperaturën 220 gradë.
  • Tava me patate duhet të dali e thatë nga furra dhe kur ta shërbejmë sipër hedhim majdanoz të freskët.

Ju rekomandojmë të lexoni recetat për tortë patate ne furrë edhe musaka me patate.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Qofte me spinaq

Qoftet me spinaq janë shumë të mira për ata që dëshirojnë një pjatë të thjeshtë e të shijshme. Receta e këtyre qofteve është e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë. Këtë pjatë mund ta shoqërojmë me perime të ndryshme, sallata ose thjesht mund ta shijojmë edhe në momentin e aperitivit. Kjo recetë është dhe një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë perimet që janë të fshehura në qofte.

Tavë me oriz dhe presh

Në vendin tonë janë të shumëllojshme gatimet me presh, sidomos në zonën e Myzeqesë kanë qenë ushqimi bazë për stinën e dimrit. Ne do japim një nga recetat që përdoret në këtë zonë,tavë ne oriz dhe presh, që është e shijshme, e shpejtë dhe ka një kosto të ulët.

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e panxharsheqerit është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.