Sallatë me luleshtrydhe

Sallatë me luleshtrydhe është e ngjashme me sallatë frutash macedonia, por në këtë rast do të përdorim vetëm luleshtrydhe. Përgatitja e kësaj sallatë është më se elementare.

Sallatë me luleshtrydhe

Prep Time5 minutes
Total Time5 minutes
Course: Salad
Cuisine: Global
Keyword: healthy
Sasia: 4 persona
Kalori: 154kcal

Përbërësit

  • 500 gr luleshtrydhe
  • 70 gr sheqer
  • 1 kokërr limon

Përgatitja

  • Për të përgatitur sallatë më luleshtrydhe duhet të pastrojmë mirë frutat dhe ti lajmë në ujë të rrjedhshëm. Më pas i ndajmë në pjesë të vogla dhe i hedhim në një enë.
  • Luleshtrydheve sipër i hedhim sheqerin dhe i shtrydhim edhe lëngun e limonit. I trazojmë mirë që sheqeri dhe lëngu i limonit të përhapen në luleshtrydhe.
  • Sallatë me luleshtrydhe që përgatitëm duhet ta lëmë në frigorifer për të paktën 4/5 orë.
  • Shërbejmë luleshtrydhet nëpër gota dhe nëse dëshirojmë sipër mund të shtojmë ajkë qumështi (panna) të rrahur shkumë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë për ditëlindje për fëmijë (Hello Kitty)

Kjo është një tortë speciale për raste ditëlindjesh për fëmijët e jo vetëm. Në rastin tonë e kemi zbukuruar sipër tortën me figurën e Hello Kitty por çdo njeri është i lirë të bëjë zbukurimin që i pëlqen më shumë. Në këtë recetë kemi një bazë pandispanje ose më mirë një tortë 'sfungjer' ( sponge cake) që është e mbushur me një krem çokollate. është me të vërtetë një tortë që ia vlen mundimi i përgatitjes. Miqtë tuaj do të ngelen patjetër shumë të kënaqur nga kjo ëmbëlsirë.

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)