Receta Tarator me kastravecë

Tarator mund të përdoret si salcë por edhe për të shoqëruar pjata të ndryshme me mish apo perime. Një recetë shumë thjeshtë dhe e shpejtë në përgatitje.

Receta Tarator me kastravecë

Prep Time15 minutes
Total Time15 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Albanian
Keyword: healthy
Sasia: persona
Kalori: 150kcal

Përbërësit

  • 500 ml kos i bardhë
  • 2 kastravecë mesatarë
  • 4 thelpinj hudhër
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • lëng limoni
  • kripë
  • kopër
  • piper i zi
  • majdanoz sipas dëshirës

Përgatitja

  • Pastrojmë kastravecat dhe i grijmë në rende imët. Në një shtypëse hudhrash, shtypim hudhrat së bashku me pak kripë dhe piper. Masën e grirë të kastravecëve e hedhim në një enë ku shtojmë hudhrat e shtypura dhe një pjesë të vajit. I trazojmë se bashku.
  • Më pas shtojmë kosin të holluar pak me ujë. Nëse kosi nuk është i thartë shtojmë pak lëng limoni. Më pas hedhim vajin dhe kopër të grirë.
  • Tarator me kastravecë është gati dhe hidhet në tase të vegjël në varësi të personave. Sipas dëshirës në tarator mund të shtojmë dhe majdanoz të freskët grirë hollë.

Lexoni edhe recetën për salsën tzatziki

Ju bëftë mirë!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.

Kastravecë turshi

Kastravecë turshi është një recetë tjetër që na mundëson të konservojmë kastravec për një kohë të gjatë. Kastravecët duhet të jenë në madhësi mesatare dhe zgjidhni ata më cilësorët. Kastravecë turshi kanë një kosto të ulët dhe mund të shoqërojnë çdo pjatë ose mund të shërbehen gjatë një aperitivi midis miqsh.