Receta ëmbëlsirë e mbushur me krem

Kjo ëmbëlsirë e mbushur me krem është ideale për të festuar ditëlindje apo festa të tjera, ose thjeshtë një copë ëmbëlsirë pas darkës. Përgatitja e kësaj ëmbëlsirës mbushur me krem është shumë e thjeshtë dhe shtresa kryesore ngjan si një pandispanjë.

Receta ëmbëlsirë e mbushur me krem

Prep Time25 minutes
Cook Time13 minutes
Total Time38 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 220kcal

Përbërësit

Për bazën e ëmbëlsirës

  • 120 g miell
  • 4 kokrra vezë
  • 120 g sheqer
  • 5 g pluhur për fryrje
  • 90 g vaj
  • pak kripë
  • vanilje

Për mbushjen

  • 250 ml ajkë qumështi panna
  • kakao pa sheqer

Përgatitja

  • Mbushja e kësaj ëmbëlsire mund të bëhet edhe me krem pastiçier, recetën e gjeni në faqen tonë. Gjithsesi edhe ky version me ajkë qumështi (panna) është fantastik.
  • Për të rrahur ajkën duhet të vendosim paraprakisht enën në frigorifer dhe me pas me një rrahës elektrik ose rrahës vezësh rrahim ajkën derisa të fryhet. E vendosim përsëri ajkën (pannen) në frigorifer.
  • Ndërkohë fillojmë të përgatisim bazën e ëmbëlsirës.
  • Në fillim ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Rrahim të bardhat derisa të bëhen merenge dhe i vendosim në frigorifer.
  • Të verdhat e vezëve i rrahim me sheqerin dhe pak vanilje derisa të bëhen shkumë. Shtojmë vaj dhe e përziejmë të gjithë masën. Më pas shtojmë gjysmën e miellit dhe e trazojmë mirë.
  • Shtojmë të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me ndihmën e një shpatulle. Shtojmë dhe pjesën tjetër të miellit dhe e trazojmë me kujdes. Masa për bazën është gati të cilën e shtrojmë në një tavë ku kemi vendosur më parë letër kuzhine. Duhet të kemi parasysh që tava të jetë sa më e madhe, kështu që shtresa të jetë jo më shumë se një centimetër e lartë.
  • Bazën e pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në temperaturën 180 °C për rreth 20 minuta.
  • Pasi të jetë ftohur e heqim nga tava dhe e kthejmë për të hequr letrën e vendosur.
  • E shtrojmë në tavolinën e punës dhe sipër i hedhim kakao pluhur. Më pas shtrijmë në të gjithë sipërfaqen ajkën e qumështit që kemi vendosur në frigorifer. E hapim në mënyrë të njëtrajtshme. Në një anë fillojmë ta rrotullojmë në formë rolë ëmbëlsirën e mbushur.
  • E vendosim me baze poshtë dhe e lemë në frigorifer të pushojë për disa minuta.
  • Ëmbëlsirë e mbushur me krem është gati, e presim në feta dhe e shërbejmë

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Reçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.

Receta për Qumështor

Një recetë për një ëmbëlsirë që është shumë e thjeshtë për tu bërë dhe shumë e mirë për tu ngrënë. Kjo është një recete që e kam marrë nga mami im.

Akullore me luleshtrydhe dhe kos

Një recetë verore fantastike, akullore me luleshtrydhe e kos përgatitur në shtëpi. Akullore shumë e butë dhe shija e freskët e luleshtrydheve të bëjnë për vetë. Duhet ta provoni këtë recetë për akullore te bere në shtëpi.

Bollgur me çokollatë

Një recetë vegane, bollgur me çokollate. Përgatitja e kësaj receta është shume e thjeshte, ideale për okazione speciale dhe te ftuar special. Zgjedhja e çokollatës duhet te jete nga më cilësoret.