Pije kundër plakjes me Karrota dhe Rrepa

Një pije me fruta dhe perime kundër plakjes, lëngu që na ndihmon të qëndrojmë të rinj. Janë të shumta vetit e rrepave dhe karrotave siç e kemi cituar edhe në recetën për lëng karrote apo tek lëng i kuq.

Pije kundër plakjes me Karrota dhe Rrepa

Prep Time10 minutes
Total Time10 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Mediterranean
Keyword: healthy
Sasia: 2 persona
Kalori: 160kcal

Video

Përbërësit

  • 2 rrepa të kuq
  • 2 karrota
  • lëngu i gjysmë limoni
  • 100 ml ujë

Përgatitja

  • Ideale do të ishte të zieni 1 ditë më parë rrepat e kuq. Lani karrotat dhe nëse janë biologjikë nuk është nevoja as ti qëroni. Për të marrë lëngun nga perimet nevojitet një nxjerrës frutash elektrik. Në pamundësi mund ti grijmë në mikser dhe më pas ti nxjerrim lëngun më kullojës.
  • Lëngun e përftuar nga rrepat dhe perimet e hedhim në një enë dhe shtojmë lëngun e gjysmë limoni dhe rreth një gotë me ujë. E trazojmë dhe lëngun kundër plakjes e ndajmë nëpër gota për ta shërbyer.
  • Kjo pije këshillohet të konsumohet përpara drekës ose darkës. Në këtë mënyrë efekti pastrues është më i theksuar.
  • Lëngu kundër plakjes me karrota dhe rrepa mund të konsumohet çdo ditë. Mund të provoni për 15 ditë dhe të vëzhgoni rezultatet.

Receta të tjera të ngjashme që ju këshillojmë: smoothie kiwi, lëng karrote, lëng molle, lëng frutash

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Liker luleshtrydhe

Liker luleshtrydhe i përgatitur në shtëpi pa konservues dhe kimikate të dëmshme. Ka shume pije me esencë luleshtrydhe në treg, por ja vlen mundimi të përgatisni në shtëpi këtë pije të veçantë me shije luleshtrydhe.

Pjeshkë në verë

Pjeshkat të vendosura në verë kanë një shije me të vërtetë të mrekullueshme. Edhe vera është shumë e veçantë pasi ka marrë gjithë aromën e pjëshkëve. Zakonisht janë vetëm keta dy përbërës të kësaj recete, por nëse dëshironi mund të shtoni edhe karafil ose kanellë.

Lëng frutash – Kajsi

Ja receta për lëng frutash, pa konservant dhe ngjyrues kimik. Vetëm me fruta të freskëta. Fruti i kajsisë në këtë periudhë ka arritur pjekjen maksimale dhe është i përkryer për lëng të freskët.