Patëllxhanë të mbushur

Patëllxhanë të mbushur është një pjatë shumë e përdorur dhe janë shumë mënyra për ta përgatitur. Një ide e mirë edhe për të përdorur perimet e ngelura në shtëpi.

Patëllxhanë të mbushur

Prep Time15 minutes
Cook Time29 minutes
Total Time44 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Mediterranean
Keyword: perime
Sasia: 4 persona
Kalori: 130kcal

Përbërësit

  • 4 patëllxhanë
  • 50 gr ullinj
  • 4 kokrra domate
  • 100 gr tul buke
  • 1 thelbi hudhër
  • djathë i grirë
  • rigon
  • majdanoz
  • fara pishe
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur patëllxhan të mbushur si fillim duhet të pastrojmë perimet dhe patëllxhanët i ndajmë në gjysmë për së gjati. Heqim tulin brenda dhe i bëjmë kubik të vegjël. Presim dhe domatet në copa të vogla. Nëse është e mundur i heqim lëkurën.
  • Në një enë me vaj ulliri hedhim hudhrën e grirë dhe kaurdisim tulin e patëllxhanëve dhe pak më vonë shtojmë dhe domatet e grira. Grijmë tek mbushja edhe disa kokrra ulliri. I heqim nga zjarri dhe shtojmë erëzat dhe rregullojmë kripën.
  • Më pas shtojmë tulin e bukës të regjur pak në ujë dhe djathin e grirë. E përziejmë mirë të gjithë masën. Me ndihmën e një luge mbushim më radhë patëllxhanët dhe i vendosim në një tavë. Sipër patëllxhanë të mbushur hedhim disa fara pishe dhe pak vaj ulliri.
  • Tavën me patëllxhan e pjekimi në furrë për 30 minuta në temperaturën 180°C. Pasi janë pjekur i lemë pak të ftohen dhe i shërbejmë.

Si gjithmonë ju sugjerojmë të lexoni recetat e ngjashme Imam bajalldi, patëllxhan me djathë apo patëllxhan turshi.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Qofte me lulelakër

Qofte me lulelakër është një meze ideale për të pasuruar tavolinën në një aperitiv. Gjithashtu këto qoftë pëlqehen shumë edhe nga fëmijët dhe është një mënyrë e mirë për të ngrenë perime.

Rrepa turshi

Rrepat turshi kanë një shije majhoshe sepse ëmbëlsia e tyre lidhet bukur me thartësinë e uthullës. Të përgatitura në këtë mënyrë kemi një pjatë të shijshme që shkon shumë me pjatanca djathrash o sallamrash të ndryshëm.

Petulla të fryra pa maja

Një recetë për petulla të fryra që duhet ta provoni patjetër. Për të përgatitur këto petulla nuk kemi përdorur maja buke por janë fryrë gjithsesi. Në brendësi lexoni recetën e plotë dhe ju ftoj ta shpërndani për miqtë tuaj.