Biskota napolitane – Receta për festa

Biskota napolitane janë shumë të shijshme dhe përgatiten zakonisht në periudhën e Pashkëve. Këto biskota janë të ngjashme me biskotat cantucci toskan.

Biskota napolitane – Receta për festa

Prep Time35 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour 5 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 220kcal

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 4 kokrra vezë
  • 1 e verdhë veze
  • 380 gr sheqer
  • 350 gr bajame
  • 1 lugë e vogël mjaltë
  • 1 lugë e vogël pluhur fryrje për ëmbëlsira
  • 1 lugë e vogël maja buke
  • vanilje
  • kanellë
  • arrë moskat
  • lëkurë portokalli
  • kripë

Përgatitja

  • Në një enë hedhim miellin e situr të bashkuar me pluhurin për fryrjë, vaniljen nëse është pluhur dhe gjysmën e sheqerit. Në një enë të vogël tretim majanë në ujë së bashku me mjaltin.
  • E hapim miellin në mes dhe shtojmë vezët dhe pak kripë. Hedhim dhe majanë e shkrirë. Punojmë brumin dhe në vazhdimësi shtojmë edhe pjesën tjetër të sheqerit së bashku me lëkurën e portokallit, arrë moskat dhe pak kanellë.
  • E ngjeshim masën sa të bashkohen përbërësit dhe shtojmë bajamet të cilat i kemi kaluar pak në tigan. Brumin e ndajmë ne pjesë duke i bërë në formë roleje. Roletë i vendosim në tavë ku kemi shtruar letër kuzhine.
  • Sipër biskotat napolitane i lyejmë me të verdhë veze dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 20 minuta. I nxjerrim nga fura i presim në formë rombi dhe i vendosim përsëri në furrë për 10 minuta në temperaturën 160°C. I lënë të ftohen në brendësi të furrës. Biskotat napolitane janë gati.

Siç edhe cituam, kjo është një recete e ngjashme me biskota me bajame Cantuccini.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me banane e kakao

Tortë me banane e çokollatë është një ëmbëlsirë e shijshme që mund ta përgatisni në pak kohe. Nëse keni banane të pjekura shumë dhe nuk dini ç'të bëni me to kjo është një recetë ideale.

Torte kompjuter me çokollate

Tortën kompjuter ua dedikojmë të gjithë lexuesve të faqes tonë, sepse është kompjuteri ai që na bashkon e na ndihmon 'të shijojmë' receta të shijshme. U mbush një vit që jemi së bashku në këtë faqe me receta gatimi e këshilla të ndryshme. Shpresojmë që t'ju kemi ndihmuar sadopak me recetat tona.

Receta për Karamel

Kjo salcë karameli është shumë e mirë dhe mund ta përdorim mbi akullore, mbi torta e ëmbëlsira të ndryshme. Ka disa receta për përgatitjen e salcës së karamelit, por receta e mëposhtme na kënaqi më shumë me rezultatin e arritur.

Video Receta për Kadaif

Në vijim keni mundësi të ndiqni me video përgatitjen për Kadaif. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë pak më të veçantë, duke i bërë rolè copat. Kjo mënyrë përgatitje ka një paraqitje më interesante si dhe mbushja qëndron në brendësi dhe pas sherbetosjes.