Biskota me shije limoni

Biskota me shije limoni përgatite në një kohë shumë të shkurtër dhe mbajnë një aromë fantastike. Ideale për të shoqëruar kafen ose çajin e pasdites.

Biskota me shije limoni

Prep Time15 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 250 gr miell
  • 100 gr sheqer
  • 100 gr gjalpë
  • 50 ml lëng limoni
  • 1 vezë
  • lëkura e një limoni e grirë në rende
  • 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira
  • 100 gr sheqer pluhur
  • 50 gr sheqer

Përgatitja

  • Për përgatitjen e biskotave me shije limoni duhet të kemi parasysh që përbërësit të jenë në temperaturë ambienti dhe limonët të jenë biologjik.
  • Me ndihmën e një rrahësi elektrik, në një enë qelqi rrahim gjalpin së bashku me 100 gr sheqer. Duke e vazhduar përzierjen hedhim lëkurën e limonit vetëm pjesën e verdhë të grirë në rende, lëngun e limonit dhe vezën. Miellin e sitim dhe e bashkojmë me pluhurin pjekës.
  • Miellin e hedhim pjesë, pjesë në enën e qelqit, duke e përzier. Pasi të jetë bërë një brumë i plotë, e mbulojmë enën me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për gati 30 minuta në frigorifer.
  • Pasi brumi të jetë bërë gati, përgatitim biskotat. Me dorë marrim pak nga brumi, duke i dhënë formë sfere me të dyja duart. Brumin për biskota me shije limoni, e vendosim në pjatën me sheqerin e ngelur, duke e rrotulluar nga të gjitha anët dhe më pas e kalojmë në sheqerin pluhur.
  • Brumin sferik të pudrosur me të dy llojet e sheqerit e vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. Kështu do të vazhdojmë derisa të mbarojë brumi për biskota me shije limoni.
  • Tavën me biskota e pjekim në furrë të para ngrohur në 180 °C për rreth 15 minuta.
  • Biskota me shije limoni janë gati. Pasi janë ftohur sipër i hedhim akoma sheqer pluhur. Sipas dëshirës mund të vendosni sipër disa kokrra rrushi të thatë ose gliko.

Lexoni gjithashtu receta për Biskota napolitane, biskota me molle, biskota akullore.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Embëlsirë me grurë – Ashure

Ashurja është një ëmbëlsirë me origjinë turke por që në Shqipëri është shumë e njohur. Kjo lloj ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me drithëra, fruta të thata e arra. Nuk ekziston një recetë e mirëfilltë për përgatitjen e ashures, mund të variojë nga krahina në krahinë e nga familja në familje. Në vendin tonë kjo ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me grurë e ne po japim këtë recetë