Soufle portokalli shërbehet në një mënyrë krejt të veçantë dhe aroma është e mahniste. Ëmbëlsirë e mbështjelle nën lëkuren e portokallit, butësi dhe një prezantim fantastik.
Soufle Portokalli – Orange Souffles
Sasia: 4 persona
Kalori: 270kcal
Përbërësit
- 4 kokrra portokall
- 50 gr miell misri
- 50 gr sheqer
- 3 kokrra vezë
- 1 lugë gjelle marmelata portokalli
- gjalpë
- sheqer pluhur
- vanilje sipas dëshirës
Përgatitja
- Marrim kokrrat e portokallit, i lajmë dhe heqim në forme rrethore pjesën sipër. Gërryejmë portokallin nga brenda me kujdes, duke hequr tulin dhe lëmë vetëm lëkurën për ta përdorur si enë për mbushje. Më pas i kthejmë me kokëposhtë mbi një pecetë që të kullojnë lëngun. Ruajmë tulin dhe lëngun në një enë.
- Në një enë përziejmë së bashku sheqerin, miellin e misrit dhe pak marmelata portokalli, recetën e gjeni në faqen tonë. Më pas shtojmë lëngun e portokallit dhe pak gjalpë. Masën e vendosim në zjarr të ulët, duke i përzier vazhdimisht, derisa të trashet masa, por pa u formuar kokrra. E heqim mbushjen nga zjarri.
- Ndajmë të verdhat e veseve nga të bardhat. Të bardhat e vezëve i rrahim në një enë derisa masa të jetë e qëndrueshme dhe i vendosim në frigorifer. Tek të verdhat shtojmë pak nga tuli i portokallit dhe i përziejmë.
- Hedhim të verdhat e vezëve tek masa që përgatitem. I përziejmë mirë dhe me pas shtojmë edhe të bardhat e vezëve. I trazojmë më kujdes me ndihmën e një shpatulle.
- Masa për mbushjen e soufle portokalli është gati. Ngrohim furrën paraprakisht ne 200 ° C. Marrim një tavë dhe vendosim letër pjekje.
- Vendosim lëkurat e plota të portokallit mbi fletën e pjekjes dhe me ndihmën e një luge, hedhim masën e krijuar brenda në portokall. I mbushim rreth 2/3 e portokallit (jo plot) dhe me pas vendosim sipër pjesën qe hoqëm në fillim si kapak.
- Soufle portokalli e përgatitura i vendosim në furrë dhe i pjekim për 15/20 minuta.
- Pasi të jenë bërë, vendosim soufle portakalli në pjatat që do i shërbejmë. I spërkasim me sheqer pluhur përsipër.