Si të gatuajmë Bretkosa të Skuqura

Bretkosa janë të pasura me proteina dhe këshillohen për të gjitha grupmoshat sepse asimilohen lehtë nga organizmi. Për përdorimin e bretkosave duhet të sigurohemi që ato janë kapur në ujëra të pastra.

Si të gatuajmë Bretkosa të Skuqura

Prep Time15 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time25 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Albanian
Keyword: peshk
Sasia: 4 persona
Kalori: 211kcal

Përbërësit

  • 1 kg bretkosa
  • 2 kokrra vezë
  • 100 gr miell
  • 100 ml qumësht
  • lëng limoni
  • kripë
  • piper
  • uthull
  • vaj ulliri
  • gjalpë
  • gjethe dafine

Përgatitja

  • Bretkosave u konsumohen vetëm këmbët e prapme. Prandaj me anë të thikës ose gërshërëve u presim këtë pjesë, i heqim lëkurën dhe më pas i lajmë mirë.
  • Pjesët e ngrënshme i marinojmë me kripë, uthull, gjethe dafine e vaj ulliri ,për gati 2-3 orë. Më pas i kullojmë, i fshijmë me një pecetë dhe i lyejmë me miell në të thatë.
  • Ndërkohë në një enë rrahim vezët dhe me pas shtojmë miellin, qumështin dhe pak e kripë e piper. Vendosim në zjarr një tigan me vaj ulliri dhe gjalpë.
  • Marrim kofshët një nga një i lyejmë nga të gjitha anët me brumin e përgatitur dhe i hedhim në tigan me zjarr shumë të ngadalshëm. Tiganit i vendosim kapakun që bretkosat të piqen mirë. I kthejmë nga të dyja anët dhe bretkosat janë gati.

Mund ti shoqëroni me patate të skuqura,me bizele ose me sallatë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pulë e mbushur me fasule

Pula e mbushur me fasule e sallam pikant është një pjatë e dytë që ia vlen të gatuhet e të shijohet. Shija e kësaj pjate është e veçantë pasi ndërthuret pikantja e sallamit me atë majhoshe të limonit. Përgatitja e pjatës është shumë e thjeshtë.

Pulë me Kunguj e Rukola

Kjo është një mënyrë e veçantë për të gatuar pulën, më saktësisht mishin e bardhë të pulës (pjesën e kraharorit). Një pjatë e thjeshtë për tu përgatitur, dhe e shpejtë sepse mishi i bardhë piqet shumë shpejt. Mishin e shoqërojmë me kunguj dhe sallate rukola.

Kofshë gjel deti me kërpudha

Kjo recetë është një recetë e veçantë dhe shumë e mirë. Zakonisht kjo kofshë gatuhet në furrë me erëza të ndryshme dhe e shoqëruar me patate furre. Ky variant që ne sjellim është i thjeshtë për tu gatuar. Ne i kemi pjekur në tenxhere presioni për të përgjysmuar kohën, por nëse ju nuk keni në dispozicion një të tillë, mund ti piqni në një tenxhere të thjeshtë.