Në momentet që ndiheni të lodhur, ky smothie me kiwi është zgjidhja e duhur. Lëngu i përgatitur me kiwi është një ngarkesë plot energji. I thjeshtë për tu përgatitur, rikthen energjitë e ju shuan etjen.
Lëng Smoothie me Kiwi
Sasia: 2 persona
Kalori: 120kcal
Përbërësit
- 4 kiwi
- 1 banane
- 50 ml qumësht
- kube akulli
- 1 lugë e vogël mjaltë
- gjysmë limoni
- gjysmë mente
Përgatitja
- Për të përgatitur smoothie me kiwi mund të përdorim qumësht soje ose bajame gjithashtu do të na duhet dhe një grirës elektrik për frutat.
- Qërojmë kiwi të cilat duhet të jenë të pjekura mirë dhe i presim në copa të vogla. I hedhim në grirësin elektrik së bashku me bananen, qumështin, pak mjaltë dhe lëngun e gjysmë limoni.
- I grijmë në shpejtësi të ulët dhe me pas nëse preferojmë shtojmë edhe disa copa akulli. I grijmë imët për pak minuta.
- Smoothie me kiwi është gati. Këshillohet të konsumohet i freskët.
Receta të tjera për smoothie që gjeni në faqen tonë: Smoothie me banane, lëng frutash dhe perimesh ose lëng i kuq.