Kos me fruta

Kos me fruta mund të shërbehet si mëngjes, si ëmbëlsirë pas buke i shoqëruar me fruta të freskëta ose pasdite. Mund të përgatitet me çdo frutë që mund t’iu gjendet në shtëpi.

Kos me fruta

Prep Time20 minutes
Total Time20 minutes
Course: Snack
Cuisine: Global
Keyword: healthy
Sasia: 2 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 100 gr luleshtrydhe
  • 300 gr kos i bardhë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 banane
  • fruta pylli
  • fara chia

Përgatitja

  • Ideale për këtë recetë do të ishte që kosin ta përgatisim në shtëpi, recetën mund ta gjeni në faqen tonë, lexo si të përgatisim kosin në kushte shtëpie.
  • Marrim luleshtrydhet i lajmë dhe i presim në copa të vogla. Vendosim luleshtrydhet në një enë dhe i kalojmë në grirës elektrik deri sa të bëhen pure. Shtojmë kosin, mjaltin dhe i trazojmë në mikser. Masën kos me fruta e vendosim në frigorifer për disa çaste.
  • Për ta shërbyer hedhim kosin me luleshtrydhe në një enë dhe sipër hedhim disa fruta pylli dhe bananen e prerë në copa. Gjithashtu mund ta shërbejmë me të tjera fruta të freskëta që kemi në shtëpi. Vendosim sipër edhe disa copa luleshtrydhe dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Reçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.

Shëndetlie

Shëndetlia është padyshim një nga ëmbëlsirat shqiptare më të mira. Para shumë vitesh shëndetlia gatuhej veç në raste festash, por tani me këto pak përbërës që i gjejmë kudo mund ta gatuajmë në çdo moment.

Ëmbëlsira për karnavale – Chiacchiere

Kjo recetë ëmbëlsira për karnevale është një nder ëmbëlsirat më të njohurat në Itali në periudhën e festës. Bëhet fjalë për një recetë shumë të thjeshtë ku përbërësit kryesor janë mielli dhe veza. Pas skuqjes mjafton pak sheqer pluhur dhe shërbe

Biskota me dy ngjyra

Biskotat janë ëmbëlsirat më të thjeshta për tu përgatitur. Këto biskota me dy ngjyra janë shumë te veçanta. Kakao e përdorur në recetën e këtyre ëmbëlsirave jep një kontrast të këndshëm.