Lëngjet e freskëta janë gjithmonë të shëndetshme dhe të shijshme. Smoothie me banane, ananas dhe luleshtrydhe është një kombinim fantastik dhe për tu provuar.
Smoothie me banane, ananas dhe luleshtrydhe
Sasia: 4 persona
Kalori: 120kcal
Përbërësit
- 1 banane mesatare
- 200 gr luleshtrydhe
- 2 feta ananas
- 100 ml qumësht
- 50 ml kos
- 2 lugë mjaltë
Përgatitja
- Për të përgatitur smoothie me banane nevojitet një blender (Grirës).
- Marrim luleshtrydhet, i lajmë mire, i pastrojmë nga bishtat dhe i hedhim në grirësin. Shtojmë qumështin, kosin, bananen e prerë në copa dhe mjaltin. I përziejmë me bleder dhe i bëjmë në formë pureje.
- Sipas dëshirë mund të shtojmë dhe ndonjë copë akulli. Ananasin e hedhim në fund por nëse dëshirojmë mund ta presim në copa të vogla dhe ti vendosim sipër gotës kur e shërbejmë. Lëngu i frutave smoothie me banane është gati.
- Pothuajse të gjithë smoothie këshillohen të konsumohen menjëherë pas përgatitjes.
Ju ftojmë të lexoni edhe recetat për:
Lëng karote
Lëng i shëndetshëm
Lëng dardhe