Ravioli me spinaq të përgatitur në shtëpi

Ravioli është një produkt tipik i kuzhinës italiane por tashmë përdoret gjerë edhe në vendin tonë. Ravioli me spinaq e gjizë është një përgatitje tipike e kësaj recete.

Ravioli me spinaq të përgatitur në shtëpi

Prep Time30 minutes
Cook Time5 minutes
Total Time35 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Italian
Keyword: makarona
Sasia: 4 persona
Kalori: 220kcal

Përbërësit

Për brumin

  • 400 gr miell
  • 3 kokrra vezë
  • 1 të verdhë veze
  • kripë

Për mbushjen

  • 500 gr spinaq
  • 100 gr gjizë pa kripë ricotta
  • djathë parmixhian
  • kripe
  • piper

Për përgatitjen

  • 50 gr gjalpë
  • djathë parmixhian
  • 3 gjethe sherebele

Përgatitja

  • Në fillim përgatitim brumin. Hedhim miellin në tavolinën ë punws e hapim dhe ne mes hedhim vezët. Hedhim pak kripë dhe fillojmë të trazojmë në mes të miellit dhe duke marrë pak nga pak miell nga brenda.
  • Pastaj fillojmë të ngjeshim brumin me dorë. Në qoftë se brumi është shumë i fortë, mund të hedhim pak ujë. Brumin për ravioli e mbështjellim me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për 30 minuta.
  • Ndërkohë përgatisim mbushjen, spinaqin e lajmë, e kullojmë mirë, e presim dhe e kaurdisim pak në një tiganë me vaj ulliri.
  • Heqim spinaqin nga tigani dhe mund ta grijmë më thikë ose mund ta kalojmë disa çaste në grirës elektrik.
  • Spinaqit i shtojmë gjizën dhe e trazojmë mirë. Hedhim pak kripë e piper dhe ne fund pak djathë parmixhian të grirë. Mbushja për ravioli është gati. Mbas kësaj vazhdojmë me hapjen e brumit.
  • Hapim brumin në tavolinën ë punës më trashësi jo më shumë se gjysmë centimetri. Presim shirita me gjerësi rreth 3 cm.
  • Mbushjen e përgatitur e vendosim në pjesë të vogla me nga 3 cm nga njëri tjetri.
  • Vendosim një pjesë të shiritit sipër dhe e ngjeshim me kujdes me dorë, në vendet bosh. Presim ravioli me spinaq në çdo ndarje. Nga prerja dalin forma katrore të mbushura të cilat i ngjeshim pak anash që të mos na dalin mbushja gjatë zierjes.
  • Ndërkohë kemi vënë në zjarr një enë me ujë të bollshëm. Pasi të vlojë ujë, hedhim pak kripë dhe më pas me kujdes hedhim raviolit e mbushur mw spinaq dhe i lemë 5 minuta.
  • I kullojmë dhe i hedhim në një tiganë të nxehtë me gjalpë dhe disa gjethe sherebele. I kaurdisim për një minutë dhe i shërbejmë me djathë të grirë.
  • Ravioli me spinaq dhe ricotta janë gati.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Makarona spaghetti me lakra të egra

Makaronat janë një pjatë e shpejtë dhe e thjeshtë për tu përgatitur. Mund ti gatuajmë në mënyra të ndryshme. Ne sot ju propozojmë një recetë ku makaronat i përziemë me lakra të egra të cilat jo shumë persona mund ti pëlqejnë veçantë. Por të përgatitura me makaronat, janë me të vërtetë të shijshme.

Makarona Spaghetti në Wurstel

S'keni shumë kohë dhe nuk keni përgatitur asgjë për drekë për fëmijët tuaj? Ja një recetë e shpejtë dhe e thjeshtë që do të bëjë të lumtur fëmijët tuaj dhe jo vetëm. Kjo është një pjatë që pëlqehet nga gjithë familja. Në përgatitjen e kësaj pjate merrni dhe fëmijët t'ju ndihmojnë, të fusin fijet e spaghettit në copat e wurstelit. është e sigurt që përveçse do të zbaviten, kjo pjatë do t'ju shijojë shumë.

Makarona shtëpie me patate

Këto makarona shtëpie mund të shërbehen thjesht të spërkatura me gjalpë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyeshme jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Duke pasur si bazë pataten, kjo pjatë është me shumë vlera ushqimore të domosdoshme për trupin tonë.