Hamburger me djathë pecorino

Hamburger me djathë pecorino është një kombinim fantastik sidomos kur produktet e parë janë cilësor. Panine për hamburger mund ta përgatisni vetë sipas recetës qe gjeni të publikuar në faqen tonë.

Hamburger me djathë pecorino

Prep Time15 minutes
Cook Time5 minutes
Total Time20 minutes
Course: Main Course
Cuisine: American
Keyword: mish
Sasia: 4 persona
Kalori: 290kcal

Përbërësit

  • 400 gr mishi i grirë viçi
  • 1 të verdhë veze
  • rozmarinë
  • kripë
  • piper
  • 4 feta djathë pecorino
  • sallatë sipas dëshirës
  • domate sipas dëshirës
  • 4 panine për hamburger

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim hamburgerin duhet hedhur në një enë mishin e grirë se bashku me erëzat dhe pak kripë. I trazojmë paska me dorë dhe më pas shtojmë të verdhën e vezës. I përziejmë derisa e gjitha masa e mishit të grirë të jetë uniforme.
  • Me mishin formojmë 4 qofte të mëdha dhe i japim formën e hamburgerit. I lëmë të pushojnë për 15 minuta, kështu aroma depërton më së miri në mishin e grirë.
  • Paninet për hamburger mund ti përgatisni sipas recetës tonë në forma të rrumbullakëta ose sipas preferencës.
  • Ndezim grill në temperaturën maksimale dhe pasi nxehet vendosim hamburger të piqen. Mundohemi mos ti lëvizim shumë, mjaftojnë rreth 2 minuta pjekje për çdo anë. 3 Minuta nëse e doni mishin të pjekur mirë. Vendosim dhe pak çaste edhe fetat e djathit në zjarre.
  • Presim paninet në mes dhe vendosim mishin e pjekur ku sipër shtojmë djathin pecorino. Shtojmë pak piper sipas dëshirës dhe vendosim pjesën tjetër të panines. Nëse dëshirojmë mund të vendosim disa flete sallatë ose domate. Por nëse mishi dhe djathi janë cilësor, nuk është nevoja.
  • Hamburger me djathë pecorino janë gati.

Lexo hamburger përgatitur ne shtëpi

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gjellë me qepë të njoma dhe Mish Qengji

Një recetë e thjeshtë gjellë me qepë të njoma dhe mish qengji. Dhe pse bukuria dhe shija e mishit të qengjit është pjekja në hell ose në skarë. Mishi i qengjit ofron përfitime shëndetësore të njëjta me mishin e viçit dhe duhet të konsiderohet si mish i kuq.

Kordhëza në tavë

Receta gatimi tradicionale, kordhëzat të gatuara në furrë, me një salcë domatesh dhe erëza janë një pjatë shumë e shijshme. Vështirësia qëndron vetëm në pastrimin e tyre dhe lidhjen e tyre gërshet.

Role Pule

Pula e mbushur është një pjatë e dytë, e veçantë dhe e shijshme. Përgatitja e kësaj pjate mund të kërkojë pak kohë, por ia vlen me të vërtetë mundimi, pasi rezultati është me të vërtetë fantastik. Këtë recetë mund ta përgatisim për raste të veçanta ose për dreka e darka të rëndësishme.