Ëmbëlsirë pa pjekje me gjalpë kikiriku

Ëmbëlsirë pa pjekje me një shijë çokollate dhe përbërje krokante. Ideale për të shoqëruar pasditet e kafesë. Lexoni gjithashtu recetën për ëmbëlsira te vogla me çokollatë

Ëmbëlsirë pa pjekje me gjalpë kikiriku

Prep Time20 minutes
Total Time20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: French
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 200kcal

Përbërësit

  • 300 gr gjalpë kikiriku
  • 200 ml mjaltë
  • 200 gr arrë kokos i bluar
  • 300 gr kakao pluhur
  • 100 gr tërshërë
  • 1 lugë gjelle fara chia
  • vanilje

Përgatitja

  • Në një enë të madhe hedhim të gjithë përbërësit: gjalpin e kikirikut, mjaltin, kakaon, tërshërën, farat chia, vaniljen, përveç arrës së kokosit bluar që hedhim gjysmën e saj. I përziejmë mirë dhe derisa të formohet një masë homogjene.
  • Brumin e formuar e mbulojmë me qeskë kuzhine dhe e vendosim në frigorifer të paktën gjysmë ore. Më pas marrim masën dhe formojmë topa të vegjël me diametër rreth 3cm.
  • Ëmbëlsirat pa pjekje që formuam i kalojmë sipër arrës së kokosit të grirë. I vendosim përsëri në frigorifer për të paktën 1 orë.
  • Kjo ëmbëlsirë pa pjekje mund të shërbehet në momentin e kafes ose kur duam diçka të ëmbël, pasi mund ta konservojmë edhe deri në një javë.

Ëmbëlsire me çokollate e gjalpë kikiriku

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pekmez mëni

Përgatitja e pekmez mëni është një traditë e vjetër shqiptare. Pekmezi se bashku me një luge tahini, e benë mëngjesin plote shijë. Lexoni se çfarë ju nevojitet për një pekmez sa më cilësorë.

Profiterol me çokollatë

Profiteroli me çokollatë është një nga ato ëmbëlsirat që kur fillon ti provosh nuk do të mbarosh. Kjo ëmbëlsirë ka një bazë me pasta shu me të cilën krijojmë bigné të vogla dhe me mbushje çokollate.