Brusketa me salcë Avokado

Brusketa me salcë avokado mund ta konsumojmë si antipasta dhe janë tepër të thjeshta për tu përgatitur. Avokado është një pemë ekzotike dhe një nga ushqimet më të shëndetshme.Vjen nga Amerika e Mesme dhe Amerika Jugore. Mund të konsumohet e njomë, e prerë në feta ose të përgatitet si salcë.

Brusketa me salcë Avokado

Prep Time15 minutes
Total Time15 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: American
Keyword: antipaste
Sasia: 4 persona
Kalori: 220kcal

Përbërësit

  • 1 avokado
  • 1 lime ose limon
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1 domate e vogël
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Për të përgatitur brukseta me salcë avocado në fillim duhet të thekim bukën. Ideale është të përdorim një bukë të zezë. Mund te lexoni recetën si të përgatisim bukën në shtëpi.
  • Marrim një avokado, e lajmë mirë në mënyrë që të largojmë pesticidet, e presim në mes për ti hequr bërthamën, e qërojmë dhe e presim në feta.
  • Grijmë hudhrën imët dhe hedhim në grirës së bashku me avokadon, , pak lëng limoni të freskët ose lime, piper, vaj ulliri dhe 1 domate të vogël. I grijmë derisa të jetë krijuar salca. Ky proces mund të krijohet edhe duke e shtypur avokado me një pirua.
  • Bukën e thekur e kalojmë sipër me hudhrën e ngelur dhe e lyejmë me salcën e avocados.
  • Për të shoqëruar brusketa me salcë avocado mund të pjekim disa domate të vogla në furrë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Qofte me lulelakër

Qofte me lulelakër është një meze ideale për të pasuruar tavolinën në një aperitiv. Gjithashtu këto qoftë pëlqehen shumë edhe nga fëmijët dhe është një mënyrë e mirë për të ngrenë perime.

Vezë në kulaç

Kjo është një recetë e bukur dhe e shijshme pa diskutim që përgatitet me rastin e Pashkëve dhe jo vetëm. është një tortë e kripur, e mbushur brenda me djathra të ndryshëm e salçiçe. Sipas dëshirës dhe shijeve mund ta mbushim brenda edhe me proshutë, sallam, kunguj të vegjël, etj. Përgatitja nuk është shumë e vështirë, por duhet pak kohë për brumin. Përfundimi i këtij kulaçi ia vlen mundimin e bërë. Të gjithë do të ngelen të kënaqur.